Pas sherrit në lokal, ekzekutohen në pritë dy vëllezër në Krujë! Autori i dënuar për vjedhje! Braktis makinën dhe zhduket, pista e hetimit (VIDEO)

Dy vëllezër u ekzekutuan me armë zjarri kallashnikov mbrëmjen e së enjtes në fshatin Gramëz të Krujës. Viktimat janë Gramoz dhe Xhontil Bardhi 34 dhe 24 vjeç. Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov, ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Traumës. Mbrëmjen e djeshme pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, autori u zuri pritë pranë shtëpisë në errësirë duke i qëlluar me breshëri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25 e ndërsa policia ka identifikuar autorin, bashkëfshatar i viktimave Roland Pula 32 vjeç, për kapjen e të cilit u angazhuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës dhe 2 dronë nate. Policia gjeti të braktisur pranë pompave të ujit në fshat makinën e autorit ku shumë afër ka edhe banesën, ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur arrestimin e 32-vjecarit. 

Autori Roland Pula ka qenë arrestuar në 2008, ndërsa 2 vite më pas ka dalë nga burgu pas dënimit për tre akuza, armëmbajtje, plagosje dhe kanosje. Roland Pula njihet në zonë si person mjaft problematik. Por cili është shkaku i vrasjes? 

Report Tv mëson se një dekadë më parë vëllai i dytë i viktimave plagosi me thikë xhaxhanë e autorit. Për krimin, ai kreu dënimin dhe doli nga burgu. Dy familjet kanë pasur përplasje të vazhdueshme për këtë ngjarje dhe asnjëherë lidhje miqësore. Madje, dy palët janë konfliktuar dhe rrahur me njëri tjetrin edhe më parë.

Gramoz Bardhi ishte i martuar. Ai la nusen dhe dy vajza të vogla. Familja Bardhi kishte 4 djem. Gramozi dhe Xhontili u vranë mbrëmë, ndërsa 2 të tjerët ndodhen jashtë vendit. Prindërit e dy viktimave kanë hapur sot dyert e mortit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:11
Vrasja e vëllezërve në Krujë! Banori i fshatit: Jemi të tronditur, ishin njerëz të mirë (VIDEO)

Ekzekutimi i dy vëllezërve tronditi mbrëmë Krujën. Një banor i fshatit u shpreh për Report Tv se dy vëllezërit kanë qenë njerëz të qetë, familjarë dhe jo problematikë. "Dy viktimat i kam njohur për djem të mirë, qoftë i pari 35-vjeçari, burrë i martuar me fëmijë, në punën e tij, ai tjetri ka qenë në shkollë. Njerëz të qetë. Për mua nuk kanë paraqitur asnjëherë problem.

Për sherrin nuk e di, vetëm kur e mora vesh kur u vranë. Unë punoj në mjekësi, dhe vetëm kur më lajmëruan se ka ndodhur kjo gjë, për t'u ardhur në ndihmë njerëzve në shtëpi. Shkakun nuk e di. Jemi të tronditur, është ngjarje e rëndë, të ikin dy pjesëtarë të një familje. Kur të sëmuret fëmija një natë të dhemb zemra, jo të ikë fëmija" tha ai.

Ora 10:13
FOTO/ Ja kush është i riu që vrau mbrëmë dy vëllezërit në Krujë

Report Tv publikon foton e autorit të vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Krujë, i cili është Roland Pula 32-vjeç. Pula është ende në kërkim nga policia.

Ora 09:26
U vra mbrëmë! Një nga vëllezërit mbaroi shkollën për prift, ipeshkvi i pikëlluar: Lamtumirë

1591345687_gjergjmeta.jpeg
Report Tv mëson se Xhontil Bardhi 24-vjeç, njëri nga dy vëllezërit që u ekzekutuan mbrëmë në Krujë kishte ndjekur dhe mbaruar seminarin e priftërinjve në Shkodër dhe gjatë pauzës 2 vjeçare që i jepet për t'u menduar dhe vendosur nëse pranon që të bëhen apo jo prift ka hequr dorë.

Pas ngjarjes së mbrëmshme ka reaguar i pikëlluar edhe Ipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta. "Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë ...Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne" shkruan ai.

Ora 08:09
Vrasja në Krujë, pas sherrit në lokal, autori u bëri pritë pranë shtëpisë, zbulohet konflikti një dekadë më parë (VIDEO)

Report Tv mëson se autori Roland Pula pas sherrit në lokal ka shkuar ka marrë armën kallashnikov dhe u ka zënë pritë dy vëllezërve pranë banesës duke i qëlluar me breshëri më pas u largua me shpejtësi në errësirë. Sipas burimeve nga Kruja, mësohet se një dekadë më parë vëllai i dytë i viktimave plagosi me thikë xhaxhanë e autorit. Për krimin, ai kreu dënimin dhe doli nga burgu. Dy familjet kanë pasur përplasje për këtë ngjarje, por mësohet se më pas janë sheshuar. Pavarësisht këtij fakti, konfliktet mes dy vëllezërve dhe autorit kanë qenë të vazhdueshme, teksa të dy ishin të skeduar për vjedhje dhe grabitje.

Ora 07:35
FOTO/ Ja kush janë dy vëllezërit që u vranë në Krujë, konflikti i vjetër, sherri nisi në lokal


Report Tv publikon fotot e dy vëllezërve që u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në Krujë. Gramoz dhe Xhontil Bardhi u qëlluan me armë zjarri nga Roland Pula dhe ndërruan jetë rrugës për në spital. Report Tv mëson se viktimat dhe autori janë përplasur disa herë ndër vite me njeri tjetrin, kanë rrahur e plagosur njeri tjetrin herë pas herë, pra konflikti ishte i vjetër, ndërsa mbrëmë kulmoi. Mbrëmjen e djeshme sherri ka nisur në një lokal në fshatin Gramëz fillimisht me fjalë, më pas Pula i qëlloi me armë zjarri. Të dy palët janë të skeduar për vjedhje dhe grabitje. 

Ora 23:59
Ekzekutimi i dy vëllezërve në Krujë/Identifikohet autori! Kontrolle me dron për kapjen e tij...gjendet makina e braktisur

Autor i ekzekutimit të dy vëllezërve në Krujë është Roland Pula, i konfirmuar edhe nga Policia. Mësohet se është gjetur pak metra nga vendi i ngjarjes edhe makina e autorit, e ndërsa kanë filluar kontrollet me dron për kapjen e autorit. Sipas policisë, shkak kanë qenë konflikte të vjetëra. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. "Identifikohet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës. Autori është Roland Pula 32 vjeç nga Kruja. Dy Drone që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën. Gjëndet makina e autorit të dyshuar të vrasjes. Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës.Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea në ndjekje të autorit.Vijon krehja e zonës.Vrasja dyshohet për një konflikt të vjetër", njofton policia.

Makina e autorit
B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 05/06/2020 15:09

    LVDI demokracis si jena te lire si te vrasim njeri tjetrin.✌️✌️

    Përgjigju
  • tori: 05/06/2020 12:47

    Emin miku: tregoju I arsyeshem.Europa e din mire krejt kush jemi ne.Nje tuf hajdutash,mashtrusash, gemjeshtar, manipulista,drogista, vrases e hakmarresa te tmerrshem,kanibal e injoranta per cdo gke e pergjithecka.Prandaj na perbuzin e nuk na dojne.Duhet thene e verteta kudo.Shteti nuk mund ti eliminoj kriminelat e shqiptaret I mprojne hajdutat,vrasesat,katilat perdhunusit e ne kundershtim me cdo komb qe kto pernjeher I denoncon si fatkeqesi e kombit tyre,jo jo vetem si denoncojme por I ndihmojme,heshtim e I strehojme bile I quajme heroj.Kjo eshte fatkeqesia jone kombetare baza morale e mentaliteti yne.

    Përgjigju
    • Uzbekistan: 05/06/2020 14:14

      Shame on you.

  • I lënë na tepèja e kokësë ( Tepelënë ): 05/06/2020 08:58

    Duhet ligji i shtetit më demokratik në botë, ai ”ruan vreshtin”

    Përgjigju
  • Emini: 05/06/2020 08:50

    Europa nuk duhet te heshte ndaj kesaj situate e pazakonte ne shqiperi,ku motivi i gjakmarjed po ben krerdi,duke vrare te moshuar e djem te Ri.Rasti i ngjarjes ndodhur ne kruje.Vrasje per motive gjakmarje duke jumore jeten dy vllezerve ne moshen e rinise,tregon se krimi i igjakmarjes e kambushir kupen aji duhet ndeshkuar me cro forme dhe mjet deri ne elemonimin e tije perfundomisht.Mjeti me i plote ligjore dhe efikaseveshte vendosja e ligjit Denimi me vdekje,per te gjithe ata qe kryjne aktinbe vrasjes me arme nemynyre te qellimeshem. Europa duhet ta lejoje per nje perjudhe te caktuar kohe kete ligj,ndryshe situata dote pervaloje dhe dote perkeqesohet ne shqiperi.Mentaliteti shqiptar i Gjakmarjes,bajraktarizmit dhe shume paragjykimeve tjera paradoksale se une te vras apo te marjeten duke mospyt perfillur as zakon dhe ligj.e bejne te domoszdoshem denimin me vdekje,

    Përgjigju
  • tiku: 05/06/2020 08:48

    ne kohe rekord!!! e veshtire shume kjo per tu identifikuar

    Përgjigju
  • tim: 05/06/2020 08:21

    Denimi me vdekje! Mesjeta ka ikur nje here e nje kohe. Nuk mund te kthehemi pas me se nuk na lejon koha. Per mua duhet pergjegjshmeri nga ato qe ndjekin rendin dhe sigurin. Se ne cdo shtepi nese i pari i shtepis eshte ne rregull cdo gje shkon mire, kjo lidhet me cdo drejtues policie. Te shikohen njerzit qe emrohen dhe drejtojne policin.

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/06/2020 08:15

    Për 30 vjet fshatarët shkaterruan Shqiperine. Enver Hoxha djali i madh i kombit qe beri rend e shtet, i izoloi nepermjet LIGJIT TE MADH TE PASAPORTIZIMIT. Sapo u prish ky ligj qe mbante shtazet e izoluara, u derdhen mbi qytete si ortek duke degjeneruar cdo gje te mire. Fshatarit Enveri i dha shaten e lopaten, gjene e duhur.

    Përgjigju
    • Aliqesenjefi: 05/06/2020 13:43

      @Kafsha, edhe ai njeri, nga ai fshat i larget, te shqetesoj ty?, sepse kujtoja qe "defektin" e kishe me qytetaret.Nuk je kafshe, por je bageti.

  • Rinia: 05/06/2020 08:13

    Po po po vetem denimi me vdekje i regullon njerzit me shum problematik

    Përgjigju
  • Jole: 05/06/2020 08:11

    Po po po vetem kjo mund te regulloj njerzit problematik

    Përgjigju
  • Greta: 05/06/2020 07:53

    Le te han kokat e njeri tjetrit...dy plera me pak.

    Përgjigju
    • Kthella . bajrak i Mirdites: 05/06/2020 14:37

      Ne disa komente me emrin Greta , disa tjera me emrin Fredi apo Kafshe . Te shkruar nga dora e nje qelbesire te vetme , nga nje i semur mendor i cili eshte i gatshem qe te hedh helm kunder gjithkuj . Zoti te mallkofte e vetquajtur Greta ne kete rast !

    • kimiku: 05/06/2020 13:47

      me pler se ty nuk besoj te gjendet njeri..e pa ftyr si guxo te fyesh njerzit e vdekur moj femer e pa vler...

    • Genti: 05/06/2020 12:07

      Po ti moj Greta ku e din ti se keta dy jane plehera??? Une per vete nuk I njoh as njeren pale por nuk mund Te gjykoj dy veta Te vdekur pa I njohur. Eshte e barabarte Sikur Te them Une ty, ik moj prostitute pamvarsisht se ti ndoshta nuk je.

    • Trimi: 05/06/2020 10:19

      Neser e ka radhen babai vellai djali ose burri yt.. Ske pare gje akoma ti

  • Vetem: 05/06/2020 07:36

    Ne shqiperi ndoth denohesh me burgim te perjetshem, e bo vetem 16 vjet. Bo 1 vrasje bo 25 vjet, keshtu keta psikot (eforte) Jan mesuar tani bojn 6 vrasje e denohet per plagosje nga pakudedija. Ehhhhh kur kemi lindur vend I mallkuar nga perendija... dhe flamurin e nderuar e kemi me kuptimin gjakkk e e ziiiii , qetote thot gjak e nona te veshura mete zezaaaa njer je thuajjjjj,,,, dhe tani e shani e thoni cate doni po kjo osht raliteti . Nuk e thash perte ulur flamurin tone,,,, Por per ralitetin we shohim cdodit.

    Përgjigju
    • SHQIPNI: 05/06/2020 10:08

      Realiteti eshte qe Viti 97 e shkaterroj SHQIPËRINË. Sa per flamurin nuk ka lidhje fare me ditet e sotme. Ngushellime familjes.

  • Duhet: 05/06/2020 06:55

    Te kthehet denimi me vdekje, arsyja osht sene ekemi negjak hake marrjen dhe ky fenomen nuk zduket pa denim me vdekje.

    Përgjigju
    • Zani: 05/06/2020 07:47

      Posi denim me vdekje sikur jemi vend kafshesh si puna jote.Me keto gjykata e prokufor dhe kete shtet qe kemi ne oitar do shkojne te pafajshmit dhe kriminelat do jetojne si pashallinj.Kur e bushni ju injorantet gojen me keto fjale me vjen per te vjellë.

  • Critikal: 05/06/2020 03:25

    Ardi veliu ne vendgjarje!! Normalisht duhet te vinte, jo per te treguar se policia eshte ne krye te detyres sepse haron qe detyrat i jep vet ky dhe detyrat e ketij shumicen e rasteve(vetem kur nuk i intereson)jane per moszbardhje poorrr ka ardhur per te lavderuar punen e policis pasi detyra u krye dhe velua kerkon t ngreri figuren e tij qe nuk esht ai person te skandali i fundit qe thyen cdo ligj per nje drejtues te lart policie.

    Përgjigju
  • acmilan: 05/06/2020 01:08

    Jeta ne shqiperi vlen sa jeta e nje pule ne fshat.

    Përgjigju
    • baftiari: 05/06/2020 09:31

      nuk jam dakord perligjin me vdekje por te denohen ato prokuror.,e gjykates qe i nxjerri n vrasesi nga burgu

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës