Përdoruesit e Twitter duhet të tregohen gjithnjë e më të kujdesshëm në zgjedhjen e pseudonimit. Në ditët e sotme ata që përpiqen ta vjedhin atë janë të shumtë dhe personazhet VIP janë preja e tyre e preferuar.

Amerikani, Daniel Denis Jones, ishte ai që zbuloi këtë dobësi përmes së cilës llogaritë mund të vidhen dhe ofrohen për shitje. Ai kuptoi se diçka nuk shkonte kur mori një njoftim në e-mail për ndryshimin fjalëkalimit nga administrata e faqes Microblogong.

Paswordi i tij ishte gjithmonë i njëjtë, ndaj Jones u bë kureshtar dhe u përpoq të lidhej me profilin e tij por pa sukses. Nëpërmjet aparatit celular zbuloi se shume postime dhe miq të tij ishin fshirë nga llogaria e tij e mëparshme

Ai konstatoi gjithashtu se adresa me te cilën futej nuk ishte ajo e mëparshme por në të shkruhej "@ FuckMyAssHoleLO" një fjalë ofenduese në gjuhën angleze.

Por si hackerat kanë qenë në gjendje të bëjnë vjedhjen?

Sipas ekspertëve të Gizmodo, shumë nga faqet e internetit përfshirë Twitter çaktivizohen pas një numri të caktuar përpjekjesh të pasuksesshme për të hyrë në llogarinë e tyre.

Twitter është i kufizuar për të parandaluar një numër të tepërt të përpjekjeve identifikimi nga i njëjti PC, por hajdutët bëjnë përpjekje për të pasqyruar identifikimin si të ardhur nga PC të ndryshëm që të jetë në gjendje të bëjnë sa më shumë këtë komande.

Ndryshimi i shpeshtë i fjalëkalimit është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur kundër hajdutëve të pseudonimeve.

(eb/Shqiptarja.com)