Twitter zëvëndëson yllin me zemrën, por përdoruesit nuk e mirëpresin këtë vendim të kompanisë.
Ndryshimi i politikave të Twitter ka shkaktuar zemërim te përdoruesit e Twitter. Twitter ka ndryshuar butonin për favorzimin e cicërimave me “pëlqej” duke zëvendësuar ikonën e yllit me një zemër. E njëjta ikonë përdoret tashmë në Facebook, Instagram dhe Periscope.
Yjet janë përdorur për të treguar cicërimat e preferuara, por tani do të zëvendësohen me zemra që tregojnë vetë, “pëlqej”.
Sipas Twitter, ikona e zemrës shkaktonte konfuzion te përdoruesit e rinj. Synimi për të ndryshuar ikonën e zemrës do ta bëjë platformën më të lehtë për të gjithë përdoruesit.
“Zemra, në kontrast është një simbol universal që përdoret në të gjitha gjuhët, kulturat”- tha kompania në një deklaratë. “Zemra është më ekspresive duke bërë të mundur që të përcjellë një sërë emocionesh dhe të lidhemi më lehtë me njerëzit. Në testet e realizuara zbuluam se njerëzit e duan atë”.
Por, mesa duket jo të gjithë janë të lumtur. Disa prej përdoruesve të mediave sociale nuk janë të lumtur për këtë ndryshim.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA