Tërhiqet Armand Duka, 'trembet' pas vendimit të Gjykatës, shtyn për një datë tjetër zgjedhjet në FSHF! Ishin parashikuar më 2 mars

Tërhiqet Armand Duka, 'trembet' pas vendimit të Gjykatës, shtyn për një datë tjetër zgjedhjet në FSHF! Ishin parashikuar më 2 mars

Tërhiqet Armando Duka nga zhvillimi i zgjedhjeve të 2 marsit duke njohur kështu fitoren e kryebashkiakut Erion Veliajt në Gjykatë. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe vendimit të sotëm për pezullimin e Armand Dukës nga funksionet, ky i fundit njofton se pranon shtyrjen e zgjedhjeve.

Edhe pse tashmë është gjykata ajo që ka vendosur për shtyrjen e zgjedhjeve për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së në një datë tjetër, Duka përmes një postimi në FB thotë se do të propozojë edhe ai zhvendosjen e zgjedhjeve në një datë tjetër.  

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 2 mars 2022, me një rend dite siç e parashikon Statuti i FSHF-së: miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit, miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur dhe zgjedhjet për organet drejtuese, për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme.

Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t'i propozoj dhe do t'i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër.

Uroj që kjo periudhë t'i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit.”, shkruan Duka.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Tiranës ka pezulluar Armand Dukën nga ushtrimi i detyrës së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Por, ndryshe nga pesë vendimet e mëparshme të gjykatave, të cilat kanë qenë të karakterit civil, vendimi i sotëm është penal dhe Armand Duka rrezikon të ndiqet penalisht.

Burime nga gjykata bëjnë me dije se janë pezulluar nga detyra edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Ardian Haçin. Arsyeja lidhej me përgatitjet që Duka, Shulku dhe Haçi, po bëjnë për organizimin e Asamblesë së 2 Marsit në kundërshtim të ligjit dhe pesë vendimeve të dhëna nga Gjykata javën e kaluar.

Më herët Gjykata pezulloi zgjedhjet e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit dhe zgjedhjet e mbajtura në Shoqatën e Tiranës, duke njohur si kryetar të Shoqatës, Eduard Prodanin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
Shtyrja e zgjedhjeve në FSHF, Braçe: Fundi i 'mbretërimit' të Armand Dukës, ju bind sistemit ligjor

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në FSHF. Braçe thotë se 'mbreti' ju bind sot gjykatës dhe sistemi ligjor dhe se Erion Veliaj e fitoi betejen.

'Fillimi i fundit; Armand Duka nuk rizgjidhet ne 2 mars! Nuk do kete zgjedhje farse! “MRETI” ju bind sot sistemit ligjor, juridik shqiptar dhe tha se tërhiqet nga zgjedhjet ne 2 Mars! Alternativa? Do ishte ne krim per refuzim te disa vendimeve te gjykatave, nen hetim, gjykim, ndeshkim! Sot, ja vlen te thuhet se; Beteja ligjore e Erion Velisë ishte efektive dhe sot pati hapin e pare serioz drejt fundit te mbreterise se Armand Dukes!'- tha Braçe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Aga: 01/03/2022 20:31

    Shyqyr që u bë dhe Shqipria serjoze e po heq ktë karagjoz president të FSHF. E kti njeriu Armando Dukës ti bëhet dhe inventari për çdo gjë e ti shikohet se ku kan shkuar financat. Po kot nuk thon Zoti vonon por kurr nuk haron. I qoft për hajër Shqipris me kto lloi standartesh.

    Përgjigju
  • Jani: 01/03/2022 01:34

    Arrestojini kete palaco e ndyresire....

    Përgjigju
  • Tifozat Kuqezi: 28/02/2022 20:54

    Me ne fund erdhi koha per ti dhene shkelmin Putinit te FSHF.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike