Rekordmeni amerikan i garës së 100 metrave, Tyson Gay rezulton pozitiv ndaj testeve antidoping, duke tronditur botën e sportit të atletikës. 30-vjeçari ra në rrjetën e agjencisë amerikane antidoping, duke rezultuar pozitiv ndaj një substance të ndaluar.

Gay kërkoi menjëherë testin B duke shprehur bindjen se është i pastër, por më pas konfirmoi mungesën në botërorin e atletikës.

Në vitin 2007, Gay u shpall kampion bote në garën e 100 metrave me kohën 9 sekonda e 75 të qindtat. Pozitiv në doping ka dal edhe vrapuesi xhamajkan Asafa Powell, ish-rekordmen botëror në 100 metra.

Ai e ka konfirmuar se është në mesin e pesë atletëve nga Xhamajka që ka dalë pozitiv për një substancë të ndaluar, oksilofrine, në kampionatin kombëtar muajin e kaluar.


d.b/shqiptarja.com