U 21, Shqipëria barazon pa gola
 me Greqinë në “Elbasan Arena”

U 21, Shqipëria barazon pa gola<br /> me Greqinë në “Elbasan Arena”
Kombëtarja jonë U-21 barazoi 0-0 me Greqinë në “Elbasan Arena” duke regjistruar të tretin barazim ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në grup.

Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga Redi Jupi regjistruan një rezultat pa gola, në një 90 minutësh të barabartë me pak raste nga të dyja ekipit, ku spikati Milot Rashica.

Ekipi ynë i Shpresave u paraqit në këtë ndeshje me shumë emra të rëndësishëm në formacion, mes të cilëve dhe Rej Manaj e Milot Rashica, që me datë 29 Mars pritet të debutojë dhe në Kombëtaren e madhe në ndeshjen me Luksembugun.

Në fillim të ndeshjes u mbajt 1 minutë heshtje për viktimat në ngjarjen tragjike të Brukselit. Të mbështetur nga tifozët në tribuna, Shpresat kuqezi u përpoqën të kontrollonin lojën që në fillim, por rastin e parë e patën grekët me Koulouris, që goditi jashtë nga një pozicion i mirë.

Përgjigja e kuqezinjve erdhi me anë të Çekiçit, që gjithashtu goditi jashtë. Në 20’, Rashica goditi mirë në hyrje të zonës por topi i tij ishte në trajektore me trupin e Manajt dhe fatkeqësisht u devijua.

Në një ndeshje përgjithësisht të qetë, grekët u përpoqën të rrezikonin dhe një herë tjetër në të 36-tën por Strakosha u përgjigj mirë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa të dytën Shqipëria e nisi më mirë, me Rashicën që sërish u përpoq të ndizte një shkëndijë për Shqipërinë por Barkas reagoi mirë.

Një minutë më pas Hoxhallari ndërhyri mirë në mbrojtje për të evituar golin e disavantazhit. 10 minuta më pas, Strakosha bëri sërish një tjetër pritje vendimtare. Në të 62-tën, Manaj kishte mundësinë për të rrezikuar portën e grekëve por nuk goditi menjëherë me Barkas-in që reagoi mirë.

Në të 69-tën, Manaj provoi driblimet në zonë por u ndalua, duke pretenduar madje dhe për faull ndaj tij. Mundësinë më të mirë, Shqipëria e pati në të 86-tën, me Rashicën, që mori mirë krahun la në qendër për Manajn por goditja e tij përfundoi jashtë.

Në të 92-tën për të mbrojtur rezultatin u nevojit dhe një ndërhyrje e Strakoshës, që la të paprekur portën e tij duke i dhënë pikën e 9-të në këto eliminatore Shqipërisë e duke mbajtur pas grekët në klasifikim dhe pse këta të fundit kanë dy ndeshje më pak.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)