U aksidentua nga shqiptari,
nëna e anglezit: Vrasësi s'gjendet

U aksidentua nga shqiptari,<br />nëna e anglezit: Vrasësi s'gjendet
"Zakonisht në të tilla raste njerëzit thonë: "Përballoje". Për ne nuk ka ndodhur tre vite më parë. Ne e përjetojmë të njëjtën eksperiencë si të kishte ndodhur dje." Për mamanë e Ricky Burlton, mos kapja e vrasësit të djalit të saj, ia ka bërë çdo ditë të jetës së saj një mision të pamundur. 

20-vjeçari mekanik, vdiq pasi u përplas nga një makinë në Hertfordshire, tek sa po kthehej nga shtëpia e një shoku në orët e para të 4 qershorit të vitit 2010. Pasi policia mori në pyetje në spital, shoferin e përfshirë në aksident, ai e shfajësojë veten pavarësisht se kishte një plagë të madhe rreth syrit. Prej atëherë ai nuk është parë më.

Por tani, tre vjet pas ngjarjes kanë dalë informacione të reja. Policia mendon se, ka zbuluar identitetin e vërtetë të autorit dhe beson se, ai fshihet në Shqipëri.
aleks shyti
(Në foto: Aleks Shyti, personi i dyshuar që kreu aksidentin, në spital, pas përplasjes)

Nëna e 20-vjeçarit thotë se sa e rëndë ka qenë të merrte këto informacione në prag të 3-vjetorit të vdekjes së djalit të saj. “Ka qenë shumë frustuese. Është njëlloj si të përpiqesh të gjesh gjilpërën në kashtë. Do të doja të kishte ndodhur si në filma. Por jo, jemi në botën e vërtetë”.

I dyshuari, Aleks Shyti, 34 vjeç, fshihej nën emrin e rremë Georgios Tsoulos, 30 vjeç nga Greqia që jetonte ilegalisht në Hertford. Policia beson se, ai është larguar nga spitali para se, të mësonin për statusin e emigrantit ilegal. Policia shkoi në shtëpinë e tij, por ai ishte zhdukur. Oficerët nuk e kishin mbikëqyrur duke menduar se, do ta kishte të pamundur të largohej me plagët që kishte. “Dua të di se çfarë ndodhi. Ky është misioni im tani”, thotë Dawn Burlton.

HETIMI NE SHQIPERI

“Dua të marr përgjigje jo vetëm për ne si familje por për Ricky-n”. Policia po kërkon Shytin në Ngreçan të Fierit, ku besohet se fshihet.  Burlton thotë se, “djali im ishte altruist. Ai do të kishte bërë gjithçka për çdokënd, por ende edhe pas vdekjes së tij, askush nuk është me të”. Ajo kërkon ndihmën e personave që mund të kenë dijeni për autorin e dyshuar të aksidentit, që i shkaktojë vdekjen djalit të saj. “Nuk mund t’i artikuloj ndjenjat si nënë, duke ditur se në çfarë mënyre mizore u largua nga kjo botë”. Policia në Hertfordshire beson se njerëz që jetojnë në Britani dinë se ku gjendet Shyti.

Marrë nga BBC

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin