U akuza për plagjiaturë, jep dorëheqjen zv/ ministri i Arsimit Ervin Demo

U akuza për plagjiaturë, jep dorëheqjen zv/ ministri i Arsimit Ervin Demo

Ervin Demo

TIRANE-Zv/ ministri i Arsimit dhe Sportit Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen nga posti pas akuzave për plagjiaturë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Demo deklaron se çdo argumentim kundër, asaj që ai e cilëson si baltosjes do të paragjykohej dhe do linte vend për keqinterpretime.

Prandaj ai shprehet se sot ka dorëzuar dorëheqjen nga posti si zëvendësministër. Por Demo, shton se kjo histori nuk do të mbyllet këtu, pasi sipas tij ‘koha do t'i vërë më shpejt se vonë gjërat në vend dhe unë do të jem në pozicionin e duhur për ta ndihmuar këtë proces’.

Por kush e denoncoi Demon? Në datë 6 tetor studiuesi Taulant Muka denoncoi Ervin Demo për plagjiaturë. Ai publikoi edhe foton krahasuese të materialit origjinal dhe kopjes së zv/ministrit, që është publikuar në revistat ndërkombëtare.

Pas këtij denoncimi, ministrja e Arsimit u shpreh se rasti po verifikohet, ndërsa sot zv/ministri dha dorëheqjen. Ervin Demo ka mbajtur më parë postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranë.


 

Materiali i dyshuar si kopje sipas Taulant Mukës

Statusi ne Facebook i Ervin Demos
Gjatë 2 javëve të fundit jam vënë në shënjestër nga politika e baltës dhe besoj se në radhë të parë më takon të vë interesat e kabinetit qeveritar mbi interesin tim personal. Unë i jam thellësisht mirënjohës Kryeministrit për mbështetjen e Tij të pakushtëzuar, të Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve po ashtu, si edhe të gjithë atyre që ma bënë kaq sfiduese, dinamike e të bukur pse jo, këtë fazë të karrierës sime.

Sot kam ofruar dorëheqjen si zëvendësministër dhe mbetem i përkushtuar në vijimin e përpjekjes sonë të përbashkët, si qytetarë e si veprimtarë të Partisë Socialiste.

Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim.

Besimi e mbështetja e deritanishme, më mjaftojnë e teprojnë kur thotë populli. Besoj fort që koha do t'i vërë më shpejt se vonë gjërat në vend dhe unë do të jem në pozicionin e duhur për ta ndihmuar këtë proces.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka disa muaj që po përgatit fillimin e “Verifikimit të kritereve të ligjshmërisë” (VKL) për të gjithë titujt dhe gradat e akorduara nga IAL-të në vend, gjatë 10 viteve të fundit.

Nuk do të dëshiroja kurrë që në pozicionin e zëvendësministrit, të isha une vetë arsyeja për ta paragjykuar këtë element kaq të rëndësishëm të reformës sonë rrënjësore. Proçese të tilla transparente, rigoroze dhe të drejta, janë rruga e vetme për të krijuar një qasje të re në sistem për arsimin që aspirojmë dhe kontribuar në kulturën e duhur organizative në promovimin e stafeve akadamike dhe kërkuesve të rinj.

Do të jetë tejet e vështirë, po pikërisht për këtë arsye jam sot më i bindur se kurrë që vetëm nën drejtimin aktual, të Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste që reformat jetike për vendin, do të vijojnë të ecin me vendosmëri në drejtimin e duhur.

Për mua ka qenë një privilegj të kem qenë pjesë e kabinetit Rama. Tanimë do të jem i tëri në dispozicion të veprimtarisë sime politike mes njerëzve të zakonshëm.

Shumë faleminderit dhe mirënjohje e respekt të gjithë kolegëve të kabinetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keta: 19/10/2018 21:50

    Kur e mora vesh lajmin, mendova se me ne fund doli dikush te beje nje gjest qytetar dhe te pranoje fajin.... Por kur e nis "shfajesimin" me fjalen "politika e llumit", ketu ia heq te gjitha piket... Duket nga fjalori se cfare je nga brenda Z. Ervin Demo... Nuk do te ndryshosh kurre por do te mbetesh gjithmone nje derr me shume.

    Përgjigju
  • Miri: 19/10/2018 20:25

    Hajde llum hajde

    Përgjigju
  • Teuta: 19/10/2018 19:20

    Artikullin e kishte me Dhori Kulen (thuhet se e ka edhe dashnor). Po Dhorka a do te jap doreheqje? Apo eshte monument shkaterrues i arsimit te larte?

    Përgjigju
    • teuta: 20/10/2018 19:34

      Duket qe i ke armiq sic duket nuk i ke plotesuar endrat e tua per nje cike magazine. Mjeran

  • toni: 19/10/2018 16:30

    Pseudointelektuale. Ke qene dhe pedagog. E mbaje veten per te shkolluar ne Angli.

    Përgjigju
    • Adela: 20/10/2018 21:14

      Per mendimin tim Z. Demo eshte nje nder personat me me bote e me intelekt ne Shqiperi. Nderkohe qe njerez medioker kalojne kohen gjithe diten kafeneve ai te pakten mori guximin te ishte lider e te sillte nje ndryshim.

    • Leli: 19/10/2018 18:38

      Plagjatura eshte nga gjerat me te paperfillshme qe mund te ndodhin ketu tek ne. Aq sa as qe vihen re fare. Jashte shtetit bien edhe qeveri per kete krim moral. Ketu, pedagoget, dekanet, rektoret, akademiket marrim titullin doktor shkencash me artikuj te kopjuar dhe as qe hap gojen njeri. Te pakten zv/ministri ndjeu nje pergjegjesi ne kete histori dhe e dha doreheqjen

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja