U akuzua për tritolin tek farmacia
e Tahirit, Bruka kërkon shpërblim

TIRANE-Baftjar Bruka kërkon rreth 870 mijë lekë dëmshpërblim. Ai u arrestua si i akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit (babai i ish-ministrit të Brendshëm) në shkurt të vitit 2015,  por edhe tritolit pranë një stacioni autobusi, që nuk shpërtheu.

Por pas 10 muajve hetime, Prokuroria e liroi nga akuzuat Baftjar Brukën dhe të arrestuarit e tjerë, pasi asnjë nga dyshimet nuk u vërtetua. Pas daljes nga burgu,  Baftjar Bruka kërkon rreth 870 mijë lekë dëmshpërblim për 290 ditë që qëndroi në paraburgim.  Ai ka depozituar dosjen, ndërsa pritet vendimi në Gjykatën Administrative. 

 

gjykata eadministrative tirane
Kërkesa 

d.b/shqiptarja.com


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës