U akuzua se bëri fushatë në Kishë, përgjigjet Majlinda Bufi: Objekti është monument kulture

U akuzua se bëri fushatë në Kishë, përgjigjet Majlinda Bufi: Objekti është monument kulture

Duke marrë shkas nga një intervistë të kandidates së PS për bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi në ambientet e kishës së Shën Kollit në Kurjan,  Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit ka reaguar me anë të një shkrimi drejtuar politikës duke thënë se nuk duhet të përdorin ambientet e shenjta për deklarata apo mitingje politike.

Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit ka deklaruar se ky akt sipas tyre përbën një sakrilegj ndaj vendeve të shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve. Pas reagimit nga Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit i menjëhershëm ka qenë edhe përgjigja e Majlinda Bufit. Ajo ka thënë se Kisha e Shën Kollit në Kurjan, ku ajo dha intervistën nuk është pronë e Mitropolisë, por është monument kulture.

"Duke marrë shkas nga një emision i dhënë në ERTV, dhe nga qarkullimi i këtij emisioni në rrjetet sociale, ku një kandidate për Kryetare Bashkie jep një intervistë në ambientet e një Kishe, pa dijeninë dhe lejen tonë, kërkojmë nga pushteti politik dhe vendor, si edhe nga të gjitha forcat politike, shoqata apo individë, që të mos përdorin Kishat dhe Tempujt e Shenjtë për deklarata, mbledhje apo mitingje politike", thuhet në një pjesë të deklaratës së Mitropolisë së Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit.

Ndërsa kandidatja e për bashkinë e Roksovecit është përgjigjur kështu: "Kisha e Shën Kollit është objekt i Ministrisë së Kulturës. Nuk bëra fushatë politike, por thjeshtë dhashë një intervistë. Nëse në këtë kishë do të ushtrohej aktivitet fetar jam dakord, por ai është thjeshtë një objekt monument kulture".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite