Të gjithë fansat gjatë finales së Kampionatit Botëror e kishin fokusuar krejtësisht vëmendjen e tyre, në momentin e dorëzimit të kupës tek skuadra fituese që ishte Franca. Mirëpo nuk ishin të paktë ata që vunë re se një grua bjonde që ndodhej pas kurrizit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe pas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, teksa po shpërndante medaljet nga FIFA, njërën prej tyre e futi në xhep. Bëhet fjalë për Marion Mayer-Vorfelder, vajzën e ish-presidentit të federatës gjermane. Të gjitha mediat e aluduan menjëherë si një vjedhje dhe për këtë arsye ekipi i FIFA-s ka bërë një reagim zyrtar.
Sipas tyre ishte një medalje tepër pasi mungonte një lojtar në skuadrën kombëtare të Francës.
"Për çdo ekip, në total shpërndahen 50 medalje, mirëpo ekipit francez i mungonte një lojtar. Për këtë arsye, ajo e futi në xhep dhe më vonë medalja ju dorëzua FIFA-s,"- sqarohet në reagimin zyrtar të FIFA.