U akuzua se vrau kineasten gjatë provave të filmit, pushohet çështja gjyqësore ndaj aktorit Alec Baldwin

Është pushuar çështja gjyqësore ndaj aktorit amerikan Alec Baldwin, i cili akuzohet se vrau kineasten gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

Kjo është bënë me dije nga gjykatësja Mary Marlowe Sommerm, e cila  pranoi një kërkesë nga avokatët e Baldëin për të pushuar procedurat pasi ekipi mbrojtës i yllit të Hollivudit kishte akuzuar prokurorinë në Santa Fe për sjellje të pahijshme.

Baldwin, i cili shpërtheu në lot kur u shpall vendimi, u largua nga salla e gjyqit si njeri i lirë.

Gjyqi, i cili filloi të martën 9 korrik, u përqendrua në pyetjen nëse vrasja fatale e kinematografes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust” në vitin 2021 kishte qenë rezultat i neglizhencës.

Gjatë xhirimit të Western, Baldwinit iu kërkua nga regjisori që të provonte një revolver gjatë provës, por në vend të plumbave jo të dëmshëm, plumba të vërtetë shpërthyen, duke plagosur për vdekje Hutchins.

Baldwin, 66 vjeç, mund të ishte dënuar deri në 18 muaj burg nëse do të ishte shpallur fajtor.

Ekipi mbrojtës i aktorit argumentoi se prokuroria u kishte fshehur atyre provat kryesore  një numër plumbash që dolën në sipërfaqe disa muaj më parë dhe iu prezantuan në një zarf gjyqtarit në gjykatë të premten.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj