Një grup të burgosurish mes tyre shqiptarë, irlandezë, çekë, rumunë dhe gjermanë, të akuzuar për një komplot për vrasjen e ish-Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro janë liruar nga burgu.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë bënë me dije se njëri prej shqiptarëve të liruar është Jozef Ndoci, i cili tashmë ndodhet në “Kryqin e Kuq” në Venezuelë, në pritje të marrjes së lejes për të urdhëtuar për në Shqipëri.

'Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon opinionin publik se shtetasi shqiptar z. Jozef Ndoci, i cili mbahej i burgosur në Venezuelë për më shumë se një vit (tetor 2024 – janar 2026), është liruar dhe ndodhet tashmë në gjendje të sigurt. Z. Ndoci mbahej në burgun e sigurisë së lartë El Rodeo, në shtetin Miranda dhe lirimi i tij u realizua pas një procesi të zhvilluar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të lirimit të një numri të të burgosurve të huaj në Venezuelë. Pas transferimit të përkohshëm në ambientet e DGCIM, ai u lirua dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Karakas', thuhej në njoftim. 

Lajmin për lirimin e të burgosurve e bëri me dije media çeke, e cila njoftoi edhe lirimin e Jan Darmovzal, për të cilin diplomacia e Pragës kishte kërkuar ndihmë edhe nga SHBA për ta liruar.

“Pas disa javësh negociatash intensive, kemi arritur lirimin e Jan Darmovzal nga burgu në Venezuelë,” deklaroi ministri i jashtëm çek Petr Macinka të premten në mëngjes.

“Sot, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00 (sipas kohës së Pragës), ai u lirua së bashku me një grup të burgosurish nga Irlanda, Rumania, Gjermania, Shqipëria, Ukraina dhe Holanda. Ne kemi dërguar një avion që tashmë ndodhet në ajër, ndaj falënderoj gjithashtu ministrin e Mbrojtjes, Jaromír Zůna, i cili gjithashtu qëndroi zgjuar gjithë natën me ne për ta organizuar këtë, dhe tani do t’i sjellim në shtëpi të gjithë të burgosurit e liruar”, shkruan media çeke.

Autoritetet venezueliane e arrestuan Darmovzalin në shtator të vitit 2024, duke pretenduar se ai planifikonte të merrte pjesë në një komplot për të vrarë Maduron dhe për të rrëzuar qeverinë. Sipas diplomacisë çeke, këto pretendime ishin të pabazuara. Edhe OJQ-ja Foro Penal theksoi se ndalimi i shtetasit çek kishte motive politike.

“Nga 25 dhjetori deri më 1 janar kemi konfirmuar lirimin e 117 të burgosurve politikë dhe, që nga 8 janari, edhe 84 të tjerë, për një total prej 201 të liruarish,” shtoi Foro Penal, duke bërë të ditur se rreth 800 persona vazhdojnë të mbahen pas hekurave në Venezuelë për shkak të bindjeve të tyre politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:17
Shqiptari akuzohej për komplotin për vrasjen e Maduros/ Ministria e Jashtme: Është në gjendje të lirë dhe i sigurt! Në kontakt të vazhdueshëm me familjarët

1768167711_80001768161945ximg0984501.jpeg

 Disa të burgosur që akuzoheshin për komplot për vrasjen e ish-presidentit Maduro janë liruar, ndërsa mësohet edhe identiteti i njërit prejt të liruarve i cili është shqiptar.

Përmes një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë bëhet me dije se, Ambasada shqiptare në Brazil ka njoftuar se Jozef Ndoci tashmë ndodhet në “Kryqin e Kuq” në Venezuelë, në pritje të marrjes së lejes për të urdhëtuar për në Shqipëri.

Ambasada shqiptare është në kontakt edhe me të afërmit e qytetarit shqiptar të liruar, të cilët kanë komunikuar në rrugë telefonike me familjarin e tyre pas lirimit të tij.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon opinionin publik se shtetasi shqiptar z. Jozef Ndoci, i cili mbahej i burgosur në Venezuelë për më shumë se një vit (tetor 2024 – janar 2026), është liruar dhe ndodhet tashmë në gjendje të sigurt.

Z. Ndoci mbahej në burgun e sigurisë së lartë El Rodeo, në shtetin Miranda dhe lirimi i tij u realizua pas një procesi të zhvilluar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të lirimit të një numri të të burgosurve të huaj në Venezuelë. Pas transferimit të përkohshëm në ambientet e DGCIM, ai u lirua dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Karakas.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, ka ndjekur çështjen në mënyrë të vazhdueshme dhe në disa rrafshe, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësi diplomatike mike, duke patur në fokus mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shtetasit shqiptar.

Autoritetet shqiptare kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e z. Ndoci dhe do të vijojnë të ofrojnë mbështetjen e nevojshme deri në kthimin e tij të sigurt në Shqipëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh mirënjohjen për kontributin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe për bashkëpunimin e përfaqësive diplomatike partnere në Karakas.

MEPJ rikonfirmon angazhimin e saj për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë kudo që ata ndodhen.