Një mrekulli ka ndodhur në Venezuelën e shkatërruar nga tërmetet e forta që goditën vendin në 24 qershor. Një nënë dhe tre fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat pas 11 ditësh.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua në Zonën e La Guaria, ndër më të goditurat nga lëkundjet sizmike. Familja ndodhej nën rrënojat e një ndërtese banimi, ku kishte mbetur e izoluar që nga momenti i shembjes.
Sipas autoriteteve, nëna arriti t’i mbante në jetë tre fëmijët e saj në jetë duke i ushqyer me gji gjatë gjithë kohës që qëndruan të bllokuar. Pas kërkimeve intensive, ekipet e emergjencës arritën t’i lokalizonin dhe t’i nxirrnin të gjallë nga rrënojat.
Ndërkohë, pasojat e tërmeteve vazhdojnë të jenë të rënda. Të paktën 3,685 persona që kanë humbur jetën dhe 16,740 të plagosur, ndërsa mijëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Komente





