Një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e 19 vjeçarit grek Alkis Kampanos në Selanik, të cilin e dhunuan deri në vdekje. Sipas medieve greke bëhet fjalë për Roxhers Demirazin, 20-vjeç i cili ka mundur që të kalojë kufirin dhe të futet në Shqipëri. Policia thotë se Demirazi u nis për në Shqipëri më 2 shkurt, pak orë pas vrasjes së Alkisit. 

Autoritetet greke thonë se 20-vjeçari po ashtu mori pjesë në një incident të ngjashëm në vitin 2019, por që fatmirësisht nuk pati viktima. Të dielën në mëngjes, avokati i familjes së të riut fatkeq, Alexis Kougias , ka folur në emisionin “MEGA” në Greqi dhe ka deklaruar se nuk ka dijeni, ndërsa do të mësojë se çfarë është bërë deri më tani për të hetuar.

“Thuhet se janë identifikuar edhe 6-7 persona të tjerë. Herë flitet se në sulm janë përfshirë 2 makina, herë të tjera 3. Autorët e tjerë nuk janë arrestuar ende. Dëgjova që një u arratis në Shqipëri. Ajo që kam dëgjuar se do të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi Shqipëria nuk ekstradon të dyshuar në Greqi. Ai nuk do të vijë kurrë në Greqi të gjykohet, Shqipëria nuk i ekstradon”, vuri në dukje Kougias.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit 2 shkurtit vetëm disa metra poshtë stadiumit, pas ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve të Selanikut Aek-Paok.

Roxhers Demirazi