Babai i të riut, Thoma Ahmeti, foli për Report Tv pas arrestimit të të birit. Ai i kërkoi drejtësisë të veprojë, duke kërcënuar se do të shkojë deri te Presidenti. Sipas tij, djali është i pafajshëm, dhe se ka qenë vjehrra e tij që i ka ngritur kurth.
"Ishte i martuar, më 2 janar u nda. Pas disa ditësh i dërgon mesazh “Hajde se nuk jetoj dot pa ty”. Djali doli të takonte gruan e tij dhe ata i bënë kurth, e ëma e vajzës me gjithë vajzën, gjoja se ai po e përndiqte. Një ngjarje e organizuar, gënjeshtër", tha ai.
VIDEO/Momenti i kapjes nga policia i të arratisurit nga Gjykata e Gjirokastrës
Prej sa vitesh njiheshin?
Kishin tetë muaj të martuar. Nëse ka drejtësi në këtë vend, le të vendosë. Djali im nuk ka asnjë faj. Ndryshe unë do të shkoj deri te Presidenti.
Si u arratis 24-vjeçari
Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga arratisja e 24-vjeçarit të burgosur nga Gjykata e Apelit të Gjirokastër. Ngjarja ndodhi pak më parë, ndërsa Report Tv mëson se policia ka pikasur zonën ku fshihet i arratisuri Saimir Ahmeti. Ky i fundit ndodhet në zonën e Kalasë, në Gjirokastër, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar menjëherë zonën.
Gazetari i Report Tv raportoi nga Gjirokastra se i riu është arratisur nga banjot e gjykatës, teksa kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale. Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, ndërsa forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe në të gjithë qytetin. 
I arratisuri Saimir Ahmeti
Nga informacionet e para, burime të Report Tv bënë me dije se personit të arratisur i është komunikuar masa ‘arrest me burg’, masë të cilën e kishte apeluar. Ndërkohë, i riu nga fshati Van i Delvinës ishte dënuar për veprën penale të 'përndjekjes'.
Report Tv mësoi se ai e ka pritur me shumë qetësi masën e sigurisë, më pas kërkoi të shkojë në tualet, ku i kërkoi policit që e shoqëronte t’i zgjidhë duart. Menjëherë ai ka shtyrë policët, rojën e gjykatës dhe ka ikur menjëherë nga dera që shërben për të hyrë të dënuarit. 
d.c./shqiptarja.com

VIDEO








