Vdes në spitalin e burgut bosi i mafias 'Cosa Nostra', Matteo Messina Denaro! Për 30 vite jetoi në arrati

Vdes në spitalin e burgut bosi i mafias 'Cosa Nostra', Matteo Messina Denaro. 62 vjeçari i cili ishte në arrati prej 30 vitesh u prangos në janar të këtij viti teksa po shkonte në kimoterapi në një klinikë private.

Ai ishte në koma të pakthyeshme në spitalin e qytetit të Italisë, L’Aquila, ku ishte i burgosur nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar Duke qenë i kërkuar për gati 30 vite, ai ishte i arratisuri më i gjatë i fshehur në Cosa Nostra. Në spitalin L’Aquila ai po trajtohej për kancerin e zorrës së trashë.

Messina Denaro konsiderohet si një nga pasuesit e Bernardo Provenzanos, i cili u arrestua ndërsa ishte fshehur në fermë jashtë Corleone, Siçili, në prill 2006.

Denaro ishte dënuar për krime të shumta, përfshirë për rolin në planifikimin e vrasjeve të prokurorëve anti-mafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino më 1992. Këto krime e tronditën Italinë dhe nxitën një luftë ndaj mafisë siciliane.

Ai ishte përgjegjës edhe për sulmet me bombë në Romë, Firencë dhe Milano më 1993, ku si pasojë vdiqën 10 njerëz, si dhe për organizimin e rrëmbimit dhe vrasjes së djaloshit 12-vjeçar Giuseppe Di Matteo, në përpjekje për ta bindur babanë e tij të mos dëshmonte në gjyq kundër mafias. Ai ishte mbajtur peng për dy vjet, pastaj ishte vrarë.

I biri i një mafiozi, Messina Denaro u lind në qytetin jugperëndimor të Sicilisë, Castelvetrano në vitin 1962. Njëlloj si babai i vet, ai iu bashkua mafias herët dhe në moshën 15-vjeçare mbante armë. Policia thotë se ai e kreu vrasjen e parë kur ishte vetëm 18 vjeç.

Denaro vetë kishte deklaruar më parë se kishte vrarë aq shumë njerëz mjaftueshëm sa për ta mbushur një varrezë. Ai u fsheh në vitin 1993, pasi shumë pjesëtarë të mafias filluan t’i ofronin policisë hollësi për rolin e tij në mafi, por hetuesit besojnë se ai rrallëherë u largua nga Sicilia.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij u konsiderua si historike nga autoritetet pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:04
Vdiq në spitalin e burgut, çfarë tha Messina Denaro kur u arrestua: Nuk do të pendohem kurrë

1691506699_MessinaDenaro.jpg

Matteo Messia Denaro, bosi i mafias ‘Cosa Nostra’, ndërroi jetë sot në spitalin e burgut, pasi vuante nga kanceri.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar dhe kur u arrestua tha se ‘nuk do të bashkëpunonte kurrë me drejtësinë’.

 “Sigurisht që kam pasuri, por nuk do t'ju them asgjë, do të ishte marrëzi”.- u tha ai prokurorëve.

S.S/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 25/09/2023 08:38

    Gjoja e kapi policia ate , thjesht u dorezua se nuk kishte dhe shume jete kurse pipinot fryheshin sikur e kapen ata mbas 30 vjetesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë