Sekuestrohen 8 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë në një banesë të braktisur në afërsi të fshatit Lozhan të Maliqit. Në këtë banesë policia dyshonte se ishte fshehur një person që transportonte lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit shërbimet e policisë gjetën një çantë me një sasi prej rreth 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri tip pistoletë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Personi që posedonte dhe transportonte lëndën narkotike sëbashku me armën e zjarrit porsa ka parë shërbimet e policisë është larguar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.