'U arratisa gabimisht në Itali'/ Nipi në kërkim të dajës së zhdukur nga 1960 (Historia)

Një histori që na rikthen në një vit të largët, në kohën e diktaturës komuniste. Ishte viti 1960 kur në atë kohë Ramadan Rexhmataj një i ri 22 vjecar nga Tërshen Bicaj punonte në gardë si rreshter. Familja Rexhmataj jetonte në qytetin e Kukësit asokohe kur u transferuan më pas në Shkodër. Ismaili dhe Kadria ishin prindër të tre fëmijëve. Ramadani kishte edhe tre motra. Djali i vetëm i familjes kishte kohë që thurte planin e arratisjes nga Shqipëria, në një kohë të vështirë. Ishte një ditë e zakonshme pune atë mëngjes kur pasi e kishte e kishte vendosur më herët në kokën e tij Ramadani tashmë e kishte bërë fakt arratisjen. Ai u zhduk një mëngjes të vitit 1960.

Pas ngjarjes dhe pritjes së gjatë për të shkuar në punë nën koloneli Lulo Skendo, në Zajmen në Shkodër, me të cilin punonte deri në atë kohë Ramadani lajmëron arratisjen e të riut. Njoftohet Komiteti Qendror i Partisë, ndërsa masat e marra ishin të menjëhershme. Rreshter Ramdanit ishte arratisur dhe pas arratisjes së tij familjarët largohen nga puna dhe transferohen përsëri në Kukës. Nisi kështu kalvari i përndjekjes së familjes nga shteti komunist ndaj familjes Rexhmataj. Një vit më pas kur gjërat ndyshuan sa hap e mbyll sytë Ramdani dërgon një letër nga Trieste e Italisë në vitin 1961. Letra e cila erdhi dorazi, kishte disa rreshta  të shkruara nga Ramadani.

“Unë u arratisa, por gabimisht shkova ne Itali”. Familjarët nuk dinë të thonë se cila kishte qenë mënyra e largimit të të riut. Ata dinë vetëm se ai mund të jetë larguar në rrugë detare nga porti i Durrësit, ndërsa atë mëngjes kur edhe është arratisur ka qenë i veshur me uniform ushtarake. Në gjithë këto vite ka hamendësime të shumta përsa i takon vendndodhjes së Ramadanit, sot një 81-vjeçar. Disa gojëdhëna flasin për vendndodhjen e tij në provincën Alberta në Kanada, dhe disa të dhëna të tjera flasin për një vendndodhje të mundshme të Ramadanit në Austri…

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike