U arrestua 2 vite më parë pasi vidhte të dhënat e muxhahedinëve nga telefoni, SPAK mbyll hetimet për hacker-in iranianin, Bijan Pooladrag

U arrestua 2 vite më parë pasi vidhte të dhënat e muxhahedinëve nga telefoni, SPAK mbyll hetimet për hacker-in iranianin, Bijan Pooladrag

Foto ilustruese

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim iranianin Bijan Pooladrag.  Ky i fundit ra në prangat e policisë në tetor të 2020, i akuzuar për spiunazh të muxhahedinëve, ndërsa ishte larguar pak kohë më parë nga kampi në Manzë.

Iraniani përdorte një aplikacion për t'u lidhur me numrat e telefonave celularë të personave të tjerë. 45-vjeçari u merrte kodin e konfirmimit të aplikacionit e më pas e transferonte në kompjuterin apo celularin e tij.

Sipas SPAK, Pooladrag akuzohet se për veprat penale “Organizata Terroriste”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.196 të vitit 2019, për veprat penale “Vepra me qëllime Terroriste”, “Organizata Terroriste”, “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”, të parashikuara nga nenet 230/a,  234/a , 265/a  dhe 265/b  të Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve të këtij procedimi penal është dërguar për gjykim i pandehuri Bijan Pooladrag (shtetas nga Irani), pasi akuzohet se ka konsumuar elementet e veprave penale, “Kryerja e sherbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “Organizata Terroriste”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga nenet  230/ç ,234/a/2, 293/a/1, 293/b/1, 293/c/1 dhe 293/ç të Kodit Penal", njofton SPAK.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'