Izmir Dragoti, 44-vjeç ra në pranga të policisë britanike më 25 janar të këtij viti, pasi u kap duke punuar në një ‘shtëpi bari’.
44-vjeçari shqiptar dhe një burrë tjetër, i cili nuk është ndjekur penalisht, u arrestuan në një dhomë gjumi, brenda banesës së përshtatur për rritjen e kanabisit.
Dragoti u deklarua fajtor për kultivim kanabisi, ndërsa avokatja e tij tha se ai ka një grua dhe një djalë 10-vjeçar në Shqipëri të cilët sipas saj “po luftojnë për të mbijetuar”.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ajo shtoi se Dragotit fillimisht iu ofrua një punë për të cilën ai besonte se do të ishte dekorim, por më pas atij i është bërë presion që të kujdesej për kanabisin, për të cilin as nuk mori pagesë megjithëse iu ofrua.
Gjithashtu avokatja e Dragotit tregoi se ky i fundit ka një motër të sëmurë me kancer në Shqipëri, të cilën ai kërkon ta shohë para se të vdesë, gjë që do t’i duhet të presë 1 vit pas dënimit të marrë nga gjykata.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)