ELBASAN- Një zjarr ka rënë gjatë natës në servisin e Elton Kilës, në lagjen "Skënderbej" në qytetin e Elbasanit duke djegur 10 makina luksoze, mes tyre edhe një Ferrari dhe një jaht.
Pas shuarjes së flakëve në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë filluar punën për zbulimin e shkakut të zjarrit. Pas hetimeve paraprake, policia bën me dije se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Autorët dyshohet se kanë hyrë nga një dritare në pjesën e pasme të servisit.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se brenda në servis ndodheshin rreth 10 makina, mes tyre një Ferrari edhe një jaht. Të njëjtat burime thonë se të gjithë mjetet në servis kapin shumën e 350 mijë eurove.
Makinat e djegura brenda servisit të Elton Kilës
Një nga makinat e djegura brenda servisit të Elton Kilës
Elton Kila, u ndalua pak ditë më parë për shkak të një urdhër arresti ndërkombëtar që ishte lëshuar ndaj tij nga Italia. Shteti italian e akuzon Kilën se ka kryer disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë.
Shqiptarja.com ka mësuar se Kila është pronar i një jahti luksoz, një makine Ferrari dhe mjeteve të tjera të luksit.
Elton Kila
Njoftimi i plotë i policisë:
Elbasan
Informacion paraprak
Gjatë natës në lagjen "Skënderbej", Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autohokej” të automjeteve, në pronësi të shtetasit E.K., ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
I ka djegur vete qe mos t`ia sekuestrojne!!
PërgjigjuTi gezoje pasurite e vene
PërgjigjuDrog drog shum shum drog sa drog sa drog Hehehehe Droge do hame dhe doren sdo ja shtrijme kurkujt
Përgjigju