U arrestua për mashtrim, Milena Deraj përdori shoqen për të zhvatur familjen Verracaku në Shkodër! Kërcënimet në 'Signal': Mos dil nga Shqipëria, na jep lekët

Milena Deraj, mashtruesja e arrestuar të mërkurën nga Policinë e Tiranës, e cila u mori gati 600 mijë euro familjes Verracaku në Shkodër dhe mikeshës së saj, fillimisht mashtroi këtë të fundit.

Report Tv mëson se e mashtruar nga Deraj është Elira Shyti, me të cilën ka pasur marrëdhënie shoqërore të vazhdueshme. Duke qenë se Deraj kishte punuar në bankë, i premtoi shoqes së saj Shyti që të investonte në bono thesari, që më pas të përfitonte nga interesat. Burime bëjnë me dije se paratë Elira Shyti i ka dhënë Derajt edhe në bankë edhe në dorë. Përmes një banke të nivelit të dytë janë kryer 2 transaksione me shumën e parë prej 47 mijë euro dhe të dytin prej 20 mijë euro. Sipas burimeve, pjesën tjetër të parave Elira ia ka dhënë Milenës në dorë. Pas kallëzimit të Shytit ajo ka deklaruar se paratë ia ka dhënë në shuma të ndryshme që variojnë nga 10 deri në 30 mijë euro, para që sipas saj i merrte borxh nga të afërmit. Megjithatë, kur Shyti po shihte se paratë nuk po i ktheheshin mbrapshtë, bindi shoqen e saj Milena Deraj për firmosjen e një deklarate noteriale për shumën totale që i kishte dhënë prej 225 mijë euro. Në kërkim të parave të saj, të cilat nuk po i ktheheshin, Elira Shyti takoi edhe burrin e Milenës, Genci Llakaj. Sipas dëshmisë së Elirës para hetuesve, Genci punonte në Kryeministri dhe ai e kishte garantuar që do t'i kthenin të gjitha lekët, bashkë me fitimin. Lidhur me rastin e mashtrimit të familjes Verracaku në Shkodër, ndërlidhës mes Derajt dhe Verracakëve ishte Elira Shyti.

Shyti prezantoi Milena me një person tjetër të njohur të familjes Verracaku, Afërdita Ferracakun. Në vijim Deraj ka arritur të bind Ferracakun se njeh një avokat të mirë, i cili mund t'u lehtësonte pozitat në gjykatë Hasan Verracakut dhe djemve të tij, Shyqyriut dhe Abedinit. Sipas Derajt, avokati u ka thënë se me provat që ka prokuroria të akuzuarit nuk mund të lirohen nga burgu, por nëse japin 340 mijë euro i shpëtonte nga burgimi i përjetshëm, me kërkesën për gjykim të shkurtuar. Verracakët ranë dakord për dhënien e parave, shumë që do ta siguronin në harkun kohor të 6 muajve. Pas kësaj kohe u takuan 3 herë për dhënien e parave në disa pjesë, herën e parë tek lulishtja "1 Maji" Abedini i ka dhënë 80 mijë euro, të dytën në të njëjtin vend 70 mijë euro, dhe të tretën pranë Bankës së Shqipërisë i ka dhënë pjesën tjetër të mbetur të parave. Me kalimin e kohës, kur Verracakët po kuptonin se nuk po bëhej asgjë me gjyqin e tyre, Abedin Verracaku i ka shkruar në aplikacionin "Signal" Milena Derajt dhe e ka kërcënuar që të mos dalë nga Shqipëria as ajo dhe as djali pa paguar borxhin prej 340 mije euro. E ndjerë e kërcënuar, Milena është paraqitur më pas në polici.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën