Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën, e cila u arrestua 2 ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim armësh, e dënuar në mungesë me 6 vite burg. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar me 19 korrik 2021.
Fjolla Morina u arrestua të hënën në lagjen "Emshir" të Prishtinës, ndërsa një ditë më parë, avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi, u shpreh se ajo u arrestua në mënyrë çnjerëzore para të gjithë lagjes dhe se nuk ishte thirrur paraprakisht që të paraqitet në Polici lidhur me kërkesën e ekstradimit nga autoritetet shqiptare.
Për vendimin për ekstradimin e Fjolla Morinës në Shqipëri, avokati u shpreh nuk është i ekzekutueshëm, pasi ajo nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.
Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.
-
"Tutu" uroj qe ato arme, te shkrehen ne koken tende ne fillim, pastaj te Fanolit, qe mbron kete transvestitin me emerin Fjolla.
Përgjigju -
Si nuk ju vjen turp… nje denim i tille per nje femer artiste… ne shqiperi armet mbahen si bizhu rrugeve nga kriminelet, dhe policia nuk ben gek… gjetet nje femer dhe treguat dhembet e krimbur nga ligesia dhe injoranca ballkanike… mjaftonte nje gjobe dhe mjaft..!!
Përgjigju-
Pse mor zotri mjaftonka vtm nje gjob Sipas teje per Morinen meqe ma qenka V.I.P Po pra vip dhe trafikim arme duke shfrytezuar vip-llekun
-
o tutu o cop injoranti pse u dashka ti vihet vetem nje gjobe asaj pse po ben kontrabande armesh?pse bytha e saj kujton se ne dogane nuk e kontrollojne se esht kjo qe esht?e di ti sa nga keta vipat xhirojne me gjera kontrabande vetem per ate qe nuk i kontrollojne? hik mor cop injoranti se aren e ka kush nuk esht njeri i drejte e qe shef punet e veta e ushqehet me djersen e ballit. kjo zhulsja jo nje por dy arme per cfar i donte kur esht e rrethuar me bodigarda?dhe me dy meshkuj dhe 2 pistoleta ne makine nuk te shkon mendja qe jane armet e tyre?kjo esht vetem fasada per ti shpetuar kontrollit doganor.o tutu rri i qete se do dali shpejt por nje nga keta armet do perfundnte ne ndonje krim se nuk mbahen armet per pordhe.kush ka mizen ne ksule e mban armen
-










Komente
Komento