U arrestua gabimisht si hajdut, 18-vjeçari kërkon 1 miliard dollarë nga Apple

U arrestua gabimisht si hajdut, 18-vjeçari kërkon 1 miliard dollarë nga Apple

Një student 18-vjeçar në Neë York ka hedhur në gjyqë kompaninë 'Apple', pasi ai u arrestua gabimisht duke u akuzuar se kishte vjedhur në një nga dyqanet e kësaj kompanie.  Studenti i quajtur Ousmane Bah pretendon se është arrestuar në shtëpinë e tij në Neë York në nëntorë pasi u ngatërrua nga sistemet që njohin fytyrat e njerëzve që dyshohen për vepra penale.

Bah ndër të tjera tha se kishte humbur më parë një kartë studenti, e cila mund të jetë përdorur nga grabitësit e vërtetë në dyqanet e Apple. Tashmë Bah kërkon nga 'Apple' 1 miliard dollar pasi pretendon se arrestimi e ka çuar në stres dhe vështirësi të tjera të rënda në jetën e tij.

Nga ana tjetër 'Apple' ka mohuar të ketë përdorur sistemin për njohjen e fytyrave për të identifikuar grabitësin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025