DURRES - Në banesën në Durrës të 24-vjeçarit të arrestuar dje nga policia kufitare, janë gjetur objekte antike, ndërsa një numër i konsiderueshëm objektesh kulti u sekuestrua dje në Kakavijë, ku Edion Abazi u vu në pranga.
Në banesën private të 24-vjeçarit, në lagjen 17 në Durrës, u gjetën 11 kolona mermeri antike, 1 kolonë graniti. Po kështu iu gjetën 25 blloqe gurësh antik dhe disa qypa mesjetarë.
Edion Abazi u arrestua ditën e djeshme në Kakavijë pasi u kap me një numër të konsiderueshëm veprash arti, objekte kulti shqiptare.
Policia e Durrësit, e cila nisi hetimet ndaj shtetasit Edion Abazi, 24 vjeç nga qyteti bregdetar, ia kaloi çështjen Prokurisë së
Krimeve të Rënda.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Gjirokastrës, veprat e artit të vjedhura u gjetën në bagazhin e makinës së 24-vjeçarit që udhëtonte nga Tirana në drejtim të shtetit grek.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të këtij trafiku si dhe origjinën e këtyre veprave apo pjesëtarëve të tjerë të implikuar në këtë trafik.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com