Gëzim Çela, ish-oficeri i forcave speciale i njohur ndryshe si ‘Baroni i drogës’ do të ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë. Ministri e Drejtësisë njofton se ekstradimi i Gëzim Çelës do të bëhet me procedurë të thjeshtuar.
Vetë Çela ka dhënë pëlqimin për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë, ndërsa Gjykata e Ferizajt në Kosovë lëshoi lejen për kryerjen e procedurave.
Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.
Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë. Ai doli përgjimet e operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit dhe u shpall në kërkim nga SPAK në 9 Tetor, ditën kur u arrestua Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”, ndërsa ishin shpallur në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?
-
Dialog
25.3%
-
Debat
48.1%
-
Nuk e di
26.6%
Vota total: 79
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NATO kërkon angazhimin e plotë të Kosovës në procesin e dialogut: Jeni zotuar se s’do të ndërmerrni veprime të pakoordinuara
31 Gusht, 21:25
-
Ministri i Mbrojtjes viziton Komandën e KFOR dhe kontingjentin e forcave shqiptare në Pejë
31 Gusht, 19:53
-
KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë
31 Gusht, 19:15
-
Po sikur SHBA të ‘lodhet’ me Kosovën si me Afganistanin?!
31 Gusht, 19:12
-
Vuçiç: BE-ja të ndërmarrë veprime konkrete në Kosovë, jo vetëm dënim
31 Gusht, 14:42
-
KFOR-i rrit praninë në urën mbi lumin Ibër
31 Gusht, 12:17
-
Mbyllja e 5 komunave paralele serbe në veri të Kosovës, ambasadori britanik: Veprimet e tilla rrezikojnë të nxisin tensione
31 Gusht, 10:02
-
Mbyllja e 5 komunave paralele serbe në veri, O’Brien: Kosova nuk u konsultua me SHBA, të shqetësuar nga veprimet provokuese të qeverisë Kurti
31 Gusht, 07:46
-
Aksion në veri, autoritetet e Kosovës mbyllin pesë komuna paralele serbe! SHBA: Veprim i pakoordinuar me ne, rrezikon përshkallëzimin e konfliktit
30 Gusht, 18:23
-
Lajçak: Kosova dhe Serbia ende nuk janë gati për normalizim të marrëdhënieve mes tyre
30 Gusht, 16:39
-
Ndihmës Sekretari i NATO-s mesazh Kosovës: Veprimet e pakoordinuara në Veri rrisin rrezikun për dhunë! Rrezikojnë dhe trupat e KFOR
30 Gusht, 10:12
-
Macron: Jemi të shqetësuar nga lëvizjet e njëanshme të Kosovës
29 Gusht, 22:18