U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë

U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë

Policia italiane në vendin ku ndodhi vrasja e ukrainasit

ROME- Shqiptari 40 vjeçar i arrestuar në Lubjanë si autori i vrasjes së një bashkëpunëtori të drejtësisë rezulton të jetë autori i dyshuar i vrasjes së  46-vjeçarit ukrainas Vadym Usatyi mbrëmjen e 27 tetorit 2024 në Saronno, provincë e Vareses në Itali

Shqiptari, emri i të cilit  ende nuk dihet u ndalua në Lubjanë më 5 janar të këtij viti pasi dyshohet se është autori i vrasjes së një një dëshmitari të drejtësisë në fillim të dhjetorit pranë Lubjanës. Krimi është kryer në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

Ka qenë krahasimi i gjurmëve të gishtave që konfirmuan se i arrestuari në Lubjanë dhe i kërkuari për vrasjen në Saronno ishin i njëjti person.

Ndaj 40 vjeçarit me precedentë penalë dhe disa identitete të ndryshme ishte firmosur një urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga gjykatësi hetues Stefano Colombo i gjykatës së Busto Arsizio (Vareze) dhe i është komunikuar akuza e re.

Vrasja e të pastrehit ukrainas

Kërkimet për shqiptarin filluan pas vrasjes me armë zjarri të Vadym Usatyi, 46-vjeçarit të pastrehë ukrainas, që u gjet me dy plumba në trup, mbrëmjen e 27 tetorit në Saronno, në provincën e Varese. Hetuesit identifikuan 40-vjeçarin si të dyshuarin kryesor. Media thotë se 40 vjeçari është person me precedente të rënda kriminale, tepër i përgatitur, ish-ushtarak karriere dhe që përdorte disa identitete për humbje gjurmësh.

“Autoritetet italiane përdorën teknologji moderne hetimore, si analiza e celularëve dhe ekzaminimi i pamjeve të kamerave. Kjo provë luajti një rol themelor në gjurmimin e lëvizjes së të dyshuarit, i cili pas vrasjes së Usatyi ishte arratisur në Zvicër dhe më pas ishte kthyer në Itali. Harta e sinjaleve telefonike bëri të mundur gjurmimin e pozicionit të tij dhe më pas koordinimin me forcat sllovene për arrestimin e tij”, informon media italiane.

Përgjimet telefonike konfirmuan informacionet për arratisjet e tij dhe vendstrehimin e tij të mundshëm. Në hetime ka ndihmuar edhe zyra e Milanos, kurse hetimet janë të koordinuara nga prokurorja publike Francesca Parola. Tani pritet përgjigja përfundimtare e drejtësisë sllovene për fatin e ekstradimit të shqiptarit, që dyshohet për dy vrasje radhazi.

Shqiptari u kap më 5 Janar të këtij viti, dhe lajmi u konfimua edhe më 13 Janar nga media italiane, referuar autoriteteve.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë