U arrestua pasi qëlloi me armë ndaj 3 të rinjve nga Kreta, zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit shqiptar

U arrestua pasi qëlloi me armë ndaj 3 të rinjve nga Kreta, zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit shqiptar

Emiliano Jakupi

1702912164_uk.jpg

Emiliano Jakupi

Mediat greke ditën e sotme kanë publikuar foton e shqiptarit të arrestuar, Emiliano Jakupi 33-vjeç. Sipas mediave greke, ai ishte person i shpallur në kërkim edhe për vrasjen e 40-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami, ngjarje e ndodhur në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” në Athinë.

Lidhur me plagosjen e 3 të rinjve nga Kreta, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim Nardi Idrizi, 37 vjeç nga Vlora, Jakupi mësohet të ketë deklaruar:

“Ishte një sherr rruge. Unë godita me pëllëmbë. Nuk e prisja që tjetri të godiste me armë”.

Sipas burimeve ai shtoi se pas të shtënave u tremb dhe bashkë më shokun e tij hipën në makinë dhe u larguan.

“Nuk e di ku është tjetri", tha ai për policinë.

Duke folur për “Kathimerini”, avokatja e tij Matina Markou u shpreh se klienti i saj është dorëzuar vullnetarisht. Sipas saj 33-vjeçari mohon të jetë përfshirë në këtë episod dhe shprehet i habitur nga reagimi i shokut të tij. Markou ka shtuar se Jakupi ka pasur lidhje miqësore me Nardi Idrizin 7 muajt e fundit dhe të premten mbrëma kishin dalë së bashku, fillimisht në zonën e Vrilissit (ku u gjet edhe fuoristrada me të cilin po udhëtonin) dhe më pas në Gazi, për tu argëtuar.

Sipas avokates, teksa po dilnin nga një klub, makina ra në një pellg, me pasojë që viktimat e sulmit që ndodheshin në vendngjarje të lagen. Ata janë kundërpërgjigjur dhe ka ndodhur një sherr, gjatë së cilës autori i shpallur në kërkim ka nxjerrë armën dhe ka plagosur rëndë tre prej tyre. Markou pohon se klienti i saj nuk e dinte që i bashkëakuzuari i tij ishte i armatosur dhe përpiqet të ndajë pozicionin e tij nga ngjarjen e përgjakshme.

Ajo shton gjithashtu se 33-vjeçari ka precedentë të pastër penalë dhe nuk ka asnjë lidhje me qarqet e kriminelëve, siç u raportua në 48 orët e mëparshme. Ndërkohë sipas mediave greke, Jakupi ka precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash. Ndërkohë kërkohej dhe për vrasjen e Pëllumb Islamit.


Lajmi kryesor:

Greqi/ Qëlluan me armë zjarri 3 të rinj nga Kreta, arrestohet shqiptari, në kërkim bashkëpunëtori i tij (EMRAT)


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)