Greqi/ Qëlluan me armë zjarri 3 të rinj nga Kreta, arrestohet shqiptari, në kërkim bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

Tre të rinj nga Kreta mbetën të plagosur në një sulm me armë në Gazi të Greqisë të dielën ndërsa policia thotë se dy autorët e dyshuar janë shqiptarë. Njëri prej tyre, Emiliano Jakupi, 33-vjeç nga Korça, është arrestuar mbrëmjen e të dielës nga policia vendase.

I arrestuari ka drejtuar automjetin ndërsa autori tjetër, i cili është Nadi Ismet Idrizi, 37 vjeç, që ka qëlluar me armë ka arritur të largohet. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, është një shtetas shqiptar, i cili është skeduar më parë për çështje droge, i cili nuk ka kundërshtuar gjatë arrestimit. Forcat greke të rendit po kryejnë operacione të koordinuara për të lokalizuar autorin e dytë, i cili hapi zjarr ndaj tre të rinjve nga Kreta.

Emiliano Jakupi ka qenë i shpallur në kërkim edhe për një ngjarje tjetër të ndodhur 9 muaj më parë, atë të ekzekutimit të shtetasit shqiptar Pëllumb Islami në vendin e quajtur Neo Iraklio.

Ngjarja ka ndodhur pasi të rinjtë ndodheshin në një lokal ku po festonin dhe pasi kanë dalë jashtë, ka kaluar automjeti i autorëve. Mes grupit të personave nga Kreta dhe njërit prej personave në makinë ka ndodhur një komunikim e më pas mjeti ka ndaluar dhe janë dëgjuar të shtënat, raportojnë mediat greke.

Autorët më pas u larguan ndërsa forcat e rendit kanë gjetur edhe makinën e autorëve, e cila është dërguar në laboratorët e policisë shkencore për ekzaminimin e provave. Gjatë marrjes në pyetje në polici, shqiptari i arrestuar ka folur për një konflikt të çastit.

“Nuk e prisja që gjërat të shkonin në këtë mënyrë pasi ishte një zënkë e thjeshtë. Ka pasur një zënkë dhe goditje me shuplakë, por nuk prisja që ai të qëllonte me armë”, ka thënë 33-vjeçari në polici.

Ai dhe bashkëpunëtori i tij në sulm, sipas policisë greke dyshohet se janë persona me precedent. Duke iu referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, mediat greke komentojnë mënyrën e realizimit të sulmit ku autori ka qëlluar në mënyrë të rrezikshme ndaj tret ë rinjve nga Kreta.

Njëri prej tyre, 29 vjeç është në rrezik për jetën në spital ndërsa në vendin e ngjarjes janë jetur katër gëzhoja. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
U arrestua pasi qëlloi me armë ndaj 3 të rinjve nga Kreta, zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit shqiptar

1702912164_uk.jpg

Emiliano Jakupi

Mediat greke ditën e sotme kanë publikuar foton e shqiptarit të arrestuar, Emiliano Jakupi 33-vjeç. Sipas mediave greke, ai ishte person i shpallur në kërkim edhe për vrasjen e 40-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami, ngjarje e ndodhur në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” në Athinë.

Lidhur me plagosjen e 3 të rinjve nga Kreta, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim Nardi Idrizi, 37 vjeç nga Vlora, Jakupi mësohet të ketë deklaruar:

“Ishte një sherr rruge. Unë godita me pëllëmbë. Nuk e prisja që tjetri të godiste me armë”.

Sipas burimeve ai shtoi se pas të shtënave u tremb dhe bashkë më shokun e tij hipën në makinë dhe u larguan.

“Nuk e di ku është tjetri", tha ai për policinë.

Duke folur për “Kathimerini”, avokatja e tij Matina Markou u shpreh se klienti i saj është dorëzuar vullnetarisht. Sipas saj 33-vjeçari mohon të jetë përfshirë në këtë episod dhe shprehet i habitur nga reagimi i shokut të tij. Markou ka shtuar se Jakupi ka pasur lidhje miqësore me Nardi Idrizin 7 muajt e fundit dhe të premten mbrëma kishin dalë së bashku, fillimisht në zonën e Vrilissit (ku u gjet edhe fuoristrada me të cilin po udhëtonin) dhe më pas në Gazi, për tu argëtuar.

Sipas avokates, teksa po dilnin nga një klub, makina ra në një pellg, me pasojë që viktimat e sulmit që ndodheshin në vendngjarje të lagen. Ata janë kundërpërgjigjur dhe ka ndodhur një sherr, gjatë së cilës autori i shpallur në kërkim ka nxjerrë armën dhe ka plagosur rëndë tre prej tyre. Markou pohon se klienti i saj nuk e dinte që i bashkëakuzuari i tij ishte i armatosur dhe përpiqet të ndajë pozicionin e tij nga ngjarjen e përgjakshme.

shqiptar-kush-eshte-ai-dhe-krimet-ku-eshte-perfshire%2F%23gsc.tab%3D0&cb=6d55a8009a" style="height:0px; width:0px" />Ajo shton gjithashtu se 33-vjeçari ka precedentë të pastër penalë dhe nuk ka asnjë lidhje me qarqet e kriminelëve, siç u raportua në 48 orët e mëparshme. Ndërkohë sipas mediave greke, Jakupi ka precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash. Ndërkohë kërkohej dhe për vrasjen e Pëllumb Islamit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 19/12/2023 05:50

    Came qe te dy Idrizi dhe Jakupi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia