U arrestua pas shkëmbimit të zjarrit me policinë/ I kërkuari për vrasje qëlloi 2 herë mbi policinë, përdorte të dhënat e një personi nga Sukthi

VLORE- Arrestimi i Xhevahir Jonuzit në Hoshtimë të Vlorës, një i dënuar në vitin 1999 me 25 vite burg për vrasjen e Shezai Belajt dhe Shkëlqim Gurhanajt, ka nxjerrë në dritë fakte të reja, pasi Jonuzi prej kohës kur ka kryer krimin e deri më sot,qarkullonte i lirë,i armatosur dhe përdorte një pasaportë biomentrike. Kjo pasaportë biometrike është sekuestruar nga policia e Vlorës, ku u zbulua se Jonuzi ka përdorur të dhënat personale të një qytetari nga Sukthi i Durrësit, me emrin Sutki Lala. Pikërisht nën këtë emër fshihej prej disa vitesh Xhevahir Jonuzi, i cili në pasaportën biometrike ka futur vetëm foton e tij, ndërsa emrin dhe ditëlindjen 14 korrik 1979, ia kishte vjedhur një qytetari nga Sukthi i Durrësit.

“Shqiptarja.com” mëson se Jonuzi, gjatë momentit të arrestimit, nga forcat policore RENEA në fshatin Hoshtimë, ka qëlluar dy herë me pistoletë drejt policisë,duke tentuar ti shmanget dhe ti iki, rrethimit të uniformave blu. Por siç del edhe në dokumentet e prokurorisë, plot dy herë i është kundërpërgjigjur RENEA, ku një nga plumbat e ka kapur në këmbë Jonuzi, duke i ndalur vrapin që ai kishte nisur për t'u larguar. Gjatë kontrollit të banesës Jonuzit iu sekuestrua një palë dylbi cilësore, ndërsa në momentin e arrestimit ju bllokua një pistoletë tip TT me tre plumba na karikator. Dy ditë më parë, Jonuzi ka dalë para gjyqtarit të Vlorës Ervin Trashi, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, për sa i përket akuzës së “Mbajtjes pa lejë të armës” dhe “Falsifikimit të pasaportës biometrike”.

Rreth një javë më parë, uniformat blu rrethuan fillimisht banesën e 47-vjeçarit duke i bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën, por ai ka refuzuar duke qëlluar në drejtim të policisë. Në përpjekje për ta neutralizuar policia e qëlloi të shumëkërkuarin në këmbë duke e lënë të plagosur. Nën masa të shumta sigurie ai u soll në Burgun e Sigurisë së Lartë Tiranë për të vuajtur dënimin. Xhevahir Jonuzi është dënuar në mungesë me 25 vite burg për veprën penale "Vrasje me paramendim". Pas një konflikti, 47-vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër kanë vrarë Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj.

Ndaj Jonuzit ka pasur edhe një masë arresti me burg nga Gjykata e Vlorës për vepra të tjera penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike". Ai ishte edhe në listën e 8 personave me rrezikshmëri shumë të lartë në qarkun Vlorë të shpallur në kërkim. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 24/01/2020 18:50

    Nqse ky nuk beson me zota duhet te filloje ta beje menjehere pasi e paskan ndihmuar. Fat se mund ta kishte qeruar policia. Eshte fat dhe budallallek te qellosh mbi policine e te jesh gjalle!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani