U arrestua për armëmbajtje pa leje, Fjolla Morina rrëfehet pas daljes nga burgu: Nuk doja të jetoja, kam përfunduar tek psikiatri

U arrestua për armëmbajtje pa leje, Fjolla Morina rrëfehet pas daljes nga burgu: Nuk doja të jetoja, kam përfunduar tek psikiatri

Këngëtarja Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Moria ka qenë në vëmendje të mediave rozë këtë vit, për shkak të arrestimit pasi u kap me armë në makinë. Fjolla është rrëfyer për herë të parë pas arrestimit ku tregon sesi janë ndjerë familjarët nga kjo situatë, por edhe si ajo vetë e ka ndjerë.

Në një intervistë në Televizionin T7, Fjolla ka treguar se arrestimi i ka shkaktuar një situatë të rënduar psikologjike, madje ka qenë e nevojshme edhe konsulta me psikolog.

“Nuk e kisha imagjinuar që mund të kisha përjetuar diçka të tillë. Unë kam bërë shumë sfida për karrierë, por kjo është diçka në jetën time personale dhe ka ndikuar edhe në familjen time në fëmijët e mi, në njerëzit më të dashur. E kam parë vetën në pikën zero saqë nuk doja të jetoja më, rashë edhe në kile. Ka qenë aq e rëndë sa kam shkuar në psikiatër. Shkoja pothuajse çdo ditë”, tha Fjolla.

Fjolla tha se gjithë kjo situatë ka ndikuar edhe tek familja, sidomos tek vajzat.

“Vajzat e kanë përjetuar keq, gjithashtu edhe mami im. Madje vajza e vogël ka qenë shpesh nëpër mjekë. Ndonjëherë kam menduar të iki nga ky vend, të mos jetoj më këtu. Derisa të vdes nuk do ta harroj”, u shpreh këngëtarja.

Këngëtarja rrëfeu edhe për jetesën brenda në burg, ku tregoi se nuk shoqërohej me të burgosurat e tjera, por kohën më së shumti e kalonte duke lexuar.

“Më duket akoma si ëndërr. Mos mu bëftë me e harru. Kam qenë shumë e mbyllur si person brenda. Kur e di që ke bërë diçka e ul kokën, por kur e din që s’ke bërë gjë është shumë e rëndë. Dëgjoja fjalë shumë… Nuk kam pasur kontakte me të tjerat, kam lexuar më shumë, vendosa një rutinë. Nuk munda ta pranoja kurrsesi vetveten. Kam arritur në përfundimin që duhet t’i provojmë këto gjëra që ta kuptojmë që jeta është shumë e bukur”, rrëfeu Fjolla.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Gjykata e Kukësit kishte shpallur në kërkim Fjolla Morinën dhe i kishte vënë dënimin me 6 vite burg për armëmbajtje pa leje. Pas 1,0 muajsh në arrati, Fjolla u arrestua më 19 korrik në lokalin e saj në Prishtinë, ndërsa u refuzua ekstradimi në Shqipëri. Këngëtarja Fjolla Morina u lirua liruar nga paraburgimi më 15 shtator.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 25/12/2021 14:15

    E ke merituar burgun! Asnje Nuk duhet Te jete mbi ligjin! Kot rastesisht u gjend ne çanten tende??? Ke ndihmuar kriminelet

    Përgjigju
  • vjeshta: 25/12/2021 14:04

    Vendita yt është ne nje shtepi publike!

    Përgjigju
  • Pjeter: 25/12/2021 13:23

    Ja ky eshte nje tjeter deshtim i drejtesise ne Shqiperi,F.Morina,Stresi,LLalla,e shume te tjere we teorikisht ngeken ne kerkim disa kohe deri sa bie interesi publik,oastaj jane te lirshem gjithandej,pse??,normale te nendosh qe paguajn,korruptojne ata qe duhet,ska shpjegim tjeter.

    Përgjigju
  • Trafik Anti: 25/12/2021 12:52

    Na preve krahet o fjolla.Sa hyje e dilje kete nga ne, kenaqeshim edhe ne.Tani...harro fjolla valarene.Ne fakt ti ke nevoje per pak...psikiater

    Përgjigju
    • Grupi: 25/12/2021 13:53

      Ka nevoje per marangoz se fytyren e ka si karrike e thyer.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë