Kreshnik Zhega, djali i ish-trajnerit të kombëtares Medin Zhega, është liruar sot nga burgu pas akuzave për “Dhunë në familje”. Zhega u arrestua pak kohë më parë nga policia e Tiranës dhe gjykata e kryeqytet ka vendosur caktimin e masës “arrest në burg” me afat 30 ditor.
Por sot gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurimit për djalin e ish-trajnerit të Kombëtares Medin Zhega, duke caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Zhega akuzohet nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Dhunës në familje”.

Komente

