'Të kam taksur një dhuratë! S'e dija që zarfi kishte para' Dëshmia në GJKKO e shefit të Antidrogës së Durrësit! Gazmir Preçi akuzohet se shantazhoi pronarin e klubit, i mori 10 mijë euro

Tirane-  Zbulohen detaje të reja lidhur me arrestimin e shefit të Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi i arrestuar mbrëmjen e 15 gushtit 2024 pasi akuzohet si pjesë e një skeme gjobëvënieje ndaj pronarit të një klubi nate te Ura e Dajlanit.

Sipas dosjes së SPAK, Gazmir Preçi pronarit i janë kërkuar  20 mijë euro, në të kundërt do i mbyllnin biznesin. Është rënë dakord që në momentin e parë të jepen 10 mijë euro. SPAK dhe AMP ka qenë në dijeni të momentit kur do të jepej kjo shumë si dhe eurot kanë qenë të regjistruara me numër serie.

I vënë përball pamjeve filmike dhe regjistrimeve audio, të cilat vërtetojnë akuzën e korrupsionit dhe të “shpërdorimit të detyrës”, shefi i trafiqeve dhe antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi, ka dhënë një tjetër version për ngjarjen.

“Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lekë brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar.’ ka thënë ai për gjyqtaren e GJKKO-së

Gracka: Ta kam taksur 

Në seancën që zgjati rreth 90 minuta, gjatë përballjes me prokurorin e SPAK,  ka mohuar se ka kryer korrupsion, duke pretenduar se pronarin e biznesit, i cili ka bërë denoncimin  në AMP dhe më pas e futi në “kurth”, e kishte nën hetim, pasi kishte informacione se brenda ambienteve të lokalit shpërndahej lëndë narkotike. Për këtë arsye ai i kishte proceduar edhe nipin e tij që punonte truprojë, dhe që  momentalisht ndodhet në burg për lëndë narkotike.

Sa i takon kapjes në flagrancë ai ka thënë se pronari i lokalit e ka marrë disa herë në telelfon dhe i ka kërkuar takim. Gazmiri pretendon se ka kërkuar takim në zyrën e tij të punë me pronarin por ai nuk ka pranuar. Dhe kanë lënë të takohen pas pune. Pasi janë takuar në Tiranë ai (pronari) ka shprehur shqetësimin se Policia e ngacmonte shpesh. Ndërsa nga ana e Gazmirit i është thënë të mos kryej aktivitet të paligjshëm që ta lënë rehat. Pasi janë ngritur nga lokali kanë hipur në makinë dhe pasi ka dashur të zbres nga makina sipas pretendimeve të Gazmirit, ai i ka thënë se i ka bërë një zarf dhuratë.

'Të kam taksur një dhuratë!' i ka thënë pronari, sipas dëshmisë së Gazmir Preçit. Ky i fundit, ka thënë se nuk e ka pranuar por biznesmeni ia ka futur në xhepin e pasëm ku dhe janë gjetur nga agjentët e AMP-së. Në këtë moment, shefi i antidrogës u ka kërkuar agjentëve të AMP-së të mos e hapin zarfin derisa të kishte në prezencë dhe avokatin e tij.

E gjitha ka qenë nën mbikqyrjen e AMP dhe SPAK. Si provë për gjykatën janë vendosur dhe pamjet filmike dhe përgjimi Ambiental.

Ndërkohë mesohet se AMP e SPAK, paratë e dorëzuar i kanë pasur të rregjistruara me numra serial, dhe janë te njëjtat me paratë që i dhanë biznesmenit për tia dorëzuar Gazmir Precit. Sinjalizimi është bërë në AMP nga vetë pronari i biznesit dhe AMP të gjitha veprimet i ka kordinuar me SPAK.

Dosja e SPAK po hetohet nga prokurorja Enkelejda Millonai, ndërsa në gjykatë u përfaqësua nga prokurori Olsi Dado. 

Babai i 3 femijeve
Vetë Preçi ka kërkuar një masë më të butë sigurie pasi është babai i tre fëmijëve. Pasi u tërhoq GJKKO mori vendim për të lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' 

Shuma prej 10 mijë eurosh është sekuestruar bashkë me 2 celularë, nga të cilët pritet të identifikohen punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje dhe biznese të tjera që në të kaluarën mund të kenë qenë viktimë e presionit të shefit të antidrogës.

 Gazmir Preçi me gradë kryekomisar akuzohet për "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv”. 

Ndërkohë në 2021 në kohën kur ka qenë shef krimesh në Mallakastër figuron të ketë qenë në hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 17/08/2024 21:56

    Behu i penduar o Gazmir dhe trego kujt doja coje pjesen me te madhe te rryshfetit. Beji nje sherbim ketij populli per betimin qe ke bere para flamurin, trego me emra horrat e kupoles te policise qe ju kane kthyer ne taksidare. Behu burre dhe fol!

    Përgjigju
    • Tironsi ZZ: 18/08/2024 02:31

      Po ç'a burri të bëhet ky halabak, me demek kryekomisar, shkon në takim të vjelë gjobën me pantallona të shkurtra e shapka banjoje, si qen shapkash!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb