U arrestua për grabitjen e Rinasit/ Avokati: Ishte në market, kemi pamjet filmike (Dëshmia)

U arrestua për grabitjen e Rinasit/ Avokati: Ishte në market, kemi pamjet filmike (Dëshmia)

Renaldo Sula është njëri nga gjashtë personat e arrestuar për grabitjen në Rinas në datë 9 prill. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në grabitje dhe është lënë në burg pa afat.

Shqiptarja.com ka siguruar dokumentet me pretendimin e avokatit, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që e implikon Sulën, i cili ishte kushëri me Klement Çalën. Emin Saraçi ka akuzuar se është shkelur e drejta në momentin e shoqërimit dhe se nuk është lejuar që ta takojë Sulën, pavarësisht se kishte prokurën nga familja.

"Renaldo Sula kishte një vit që ishte kthyer nga Gjermania ku është martuar me një gjermane dhe po përgatiste dokumentet për të siguruar një leje qëndrimi të rregullt atje. Në orën kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë në një market, kemi pamjet filmike.

Ai mund të ketë shkuar në banesën e Çalës si kushëri bashkë me gruan, por nuk ka asnjë veprimtari me të. Ai e ka marrë vesh ngjarjen nga media" tha avokati duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për lirimin nga burgu kundrejt garancisë pasurore, por që u rrëzua nga gjykata e Krimeve të Rënda.

Renaldo Sula akuzohet si person i përfshirë në ngjarje si bashkëpunëtor dhe jo pjesë e grupit të pesë personave që realizuan grabitjen brenda në aeroport.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje