U arrestua për kultivim opiumi në Vlorë, mësuesi për Report Tv: E përdorim për të gatuar, nuk e dija ca ishte! Mbin vetë në fshat

VLORË- Mësuesi, Tolem Lamaj që u arrestua për kultivimin 70 rrënjëve të opiumit është liruar nga Gjykata e Vlorës. Vetëm katër ditë pas arrestimit, Gjykata vendosi masën ‘detyrim paraqitjeje’ për 54-vjeçarin, e ndërsa ai sqaron për Report Tv dyshimet që u ngritën për kultivimin e opiumit.

Kjo bimë ka ekzistuar gjithmonë në fshatin Drithas thotë mësuesi Lamaj, ndërsa tregon se nuk ishte në dijeni se ajo quhet opium. 54-vjeçari thotë se bima ka mbirë vetë, e përveç tij, me mbjelljen e saj janë marrë edhe bashkëfshatarë të tjerë.

“Policia më thirri para disa ditësh dhe me tha do shkojmë tek bahçja. Ishin disa bimë të shkulura e disa jo, pastaj me çuan ne komisariat. Aty tek bahçja më thanë dyshojmë për opium. Ne këtu te fshati i themi paparunde ose lulëkuqe, ndërsa në polici e mora vesh se më kanë ndaluar për opium. Kjo bimë ka ekzistuar historikisht në fshatin tonë”, thotë Lamaj për Report Tv.

Por, këtë bimë ai thotë se e përdorin për të gatuar.

“E trazojmë me lakra. Atje me pyetën, më thanë është opium. Ju thashë është hera e parë që e dëgjoj. Unë nuk e di ca është opiumi”, vijoi ai.

Lamaj jep mësim çdo ditë në Selenicë. Ai tregon për Report Tv se bën çdo ditë në këmbë 50 km rrugë, e ndërsa thekson se ky arrestim si trafikant droge i ka prishur reputacionin.

“Jam mësues i fillores në një fshati të Selenicës, bëj çdo ditë 50 km rruge. Atë dite (e premte) sa kisha ardhur nga puna kur erdhi policia në shtëpi. Shkuam tek bahçja me pyesnin ca e ke këtë? U thashë paparunde! Bimët ishin në forme të çrregullt. Dje me nxori gjykata me detyrim paraqitje, këtu në fshat mora vesh se kanë shoqëruar edhe disa bashkëfshatarë. S’ka dëm më të madh që më kanë bërë, me vjen rëndë më kanë ulur reputacion në shoqëri e në punë. E kam përjetuar keq arrestimin. Isha në gjendje jo të mirë. Gjyqtarja dje vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj, prokuroria më akuzon “dyshime për kultivim opiumi”, tha ai.

Tolem Lamaj u arrestua më 20 maj pasi ju gjetën të kultivuara 70 rrënjë bime opium. Nga kjo bimë prodhohet heroina. Më konkretisht heroina, një drogë që shkakton varësi prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret pikërisht nga opiumi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tibor: 23/05/2023 20:52

    Ne ne Hungari kultivojme ky "opium" lirisht, dhe hame faret me makaron ose ne torte.

    Përgjigju
  • Mesues papaverua: 23/05/2023 17:55

    Qofsha i gabiar por nga surati sme duket aq i pafajshem per me teper numri fiks i bimve 70...aq fara morri si fillim per ta provuar dhe direkt me doren e dyte e te trete te parave te blinte Shtepine ne Vlore e ne tirane ,nga keto lloj pehrash kemi cdo lloj rritje cmimesh ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Llogaritari: 23/05/2023 16:21

    Plako kur do besh ndonje dit byrek, te vijm ke shtepia mysafir?

    Përgjigju
  • Gezimi: 23/05/2023 13:26

    Leri more folklorizmat ti me gjithe paparunde. Lukekuqja nuk rritet apo kultivohet ne kopesht ku mbjell domatet por ne gjendje te eger rritet neper arat e mbjella me grure. Nqs ti e ke ne kopesht dhe sidomos me kubit atehere ke mbjelle opium dhe pasi te besh naj dite burg mesoje ta dallosh paparunden nga opium. Dhe mos na bej viktimen qe benke 50km rruge ne kembe te shkosh ne shkolle se duhen 10 ore dhe ste dalin llogarite te shkosh e te vish

    Përgjigju
    • Italia si moter: 23/05/2023 14:57

      Po pse more ditezi pse nuk te ka mbire edhe me prrpara ,?ato qe thua nuk jane te verteta ti i kishe mbjelle te domatet ,prandaj dhe njerezit jane te droguar se hsne domate me koçifoz o i uruar shko bej ndonje lavazh trurit .

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024