Erdhi nga Vjena pasi policia e shpalli në kërkim si të përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës në Kamëz, gjykata liron nga burgu Ardjan Docajn. Gjykata e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Docajt masën e 'detyrim paraqitje' duke pranuar kërkesën e avokatit Tonin Prendi për lirimin e klientit të tij.
Ardjan Docaj është vetëdorëzuar pranë autoriteteve, 19 ditë pas pengmarrjes ndërkohë që një ditë me parë Operacioni "Forca e Ligjit" i sekuestroi pasuritë në Shkodër. Doçaj u vetëdorëzua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, teksa udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës.
Vetë Doçaj shprehej në një seancë gjyqësore se "nuk kam lidhje, si njoh, kurrë nuk kam qenë i dënuar. Nuk i jam shmangur në asnjë moment drejtësisë, kam qenë jashtë shtetit, erdha u vetëdorëzua dhe kërkoj hetimin në gjendje të lirë".
Ditën kur është vetëdorëzuar Ardjan Doçaj kanë folur për Report TV, vëllai dhe avokati i tij.
"Vëllai im nuk i ka asgjë borxh Shqipërisë dhe as jetë krimi. Ka ikur nga Shqipëria më 2 nëntor dhe është kthyer vetë me vullnetin e tij se është shpallur në kërkim në lidhje me rrëmbimin, s'ka lidhje me jetën e krimit. I lutem shtetit shqiptar të mos marrin djem nënash në qafë se s'i kemi gjë borxh. Nga ora 5-8 të darkës më kanë marrë, më kanë shpall që gjëra atë mëtejshme që nuk i kam as unë as një pjesëtar i familjes sime", deklaronte vëllai. Ndërkohë që avokati mohoi përfshirjen në këtë ngjarje dhe si provë të pakundërshtueshme sipas tij ka vulat në pasaportë.
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, ndërsa më 5 shkurt 2020 Doçaj sapo mbërriti nga Vjena u vu në prangat e policisë.
Prej më shumë se një viti trupi i Jan Prengës nuk është gjetur ndërsa policia ndër emrat e dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e tij ka edhe pjesëtarë të familjes Hajri në Shijak.
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.7%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat, Asllan Dogjani
22 Janar, 14:21
-
Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit/ Ish-kryepolici i Shkodrës i ‘fal’ dëmshpërblimin: Duam vetëm dënimin
21 Janar, 12:32
-
Afera 'Partizani'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi! E radhës u la për 31 janarin
20 Janar, 16:20
-
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin në themel të të pandehurve, shkak mugesa e prokurorit
20 Janar, 13:53
Ma mir ishe mrena ooo bish se i ke oret e numerume
PërgjigjuO zvicra. Te Q**sha ter rrobet e shpis
E ke gabim mos mendo kshu
Jepini. NJe dekorate,,korona ju rente mu ne koke....ishallah...
PërgjigjuPo ky zdokete lidhje mete vertet. Prandaj esht dourezuar.. në qofte de ka gisht e verteta vonon Por nuk harron