Dje iu sekuestrua pasuria në Shkodër, Ardian Doçaj vjen nga Vjena dhe vetëdorëzohet në kufi /Video-Ekskluzive

SHKODER - Është vetëdorëzuar pranë autoriteteve shqiptare, Ardian Doçaj, një ditë pasi Operacioni "Forca e Ligjit" i sekustroi pasuritë në Shkodër, i dyshuar si pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Doçaj u vetëdorëzua në pikën kufitare të Hanit të Hotit rreth orës 15:30, teksa udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja filmoi ekskluzivisht momentin kur Ardian Doçaj vjen me makinë në pikën kufitare, dhe ecën në këmbë për t'u vetëdorëzuar pranë policisë kufitare. Më tej ai do të sillet në Tiranë për t'u përgjigjur para efektivëve për hetimin e nisur për pengmarrjen e Prengës, por ndërkohë duhet edhe të dorëzojë auto-deklaratën pranë Operacionit Forca e Ligjit për pasuritë që ai ka dhe të justifikojë burimin e tyre.   

Në një komunikim ekskluziv me Report Tv mbrëmjen e djeshme, ai tha se do të kthehej në atdhe për t'u përballur me drejtësinë teksa mohoi të ketë lidhje me ngjarjen kriminale. Doçaj është vetëdorëzuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ai

Duke e ditur vendimin e tij të paralajmëruar në Report Tv, në kufi kanë qenë gjatë ditës së sotme edhe avokati Agim Martini dhe vëllai i tij.

Doçaj është i afërt i Gentian Doçit, të akuzuar nga prokuroria si një nga urdhëruesit kryesorë të pengmarrjes dhe më tej vrasjes së Jan Prengës më 17 janar në Kamëz. Sipas hetimeve të kryera deri më tani, Jan Prenga është dhunuar për vdekje nga një grup bashkëpunëtorësh të cilët pasi e rrëmbyen në Kamës e çuan në kompleksin "Golden" në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, ky i fundit i shpallur në kërkim. Trupi i Jan Prengës ende nuk është gjetur nga policia. 

VIDEO/ Vetdorëzimi i Ardian Doçaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
Vëllai i Doçajt për Report Tv: S'ka asnjë lidhje me krimin! I lutem shteti të mos marr djem nënash në qafë

Vëllai i Ardian Doçajt shprehet se ai nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit.

"Vëllai im nuk i ka asgjë borxh Shqipërisë dhe as jetë krimi. Ka ikur nga Shqipëria më 2 nëntor dhe është kthyer vetë me vullnetin e tij se është shpallur në kërkim në lidhje me rrëmbimin, s'ka lidhje me jetën e krimit. I lutem shtetit shqiptar të mos marrin djem nënash në qafë se s'i kemi gjë borxh. Nga ora 5-8 të darkës më kanë marrë, më kanë shpall që gjëra atë mëtejshme që nuk i kam as unë as një pjesëtar i familjes sime", tha ai. 

Ora 16:54
Avokati i Ardian Doçajt: Morëm vetë 129 dhe njoftuam se po kthehej! S'ka lidhje me çfarë akuzohet

Avokati i Ardian Doçajt, Agim Martini në një prononcim për Report Tv, shprehet se ka qenë ai që ka njoftuar se klienti i tij po vjen në Shqipëri, për të bërë verifikimet e duhura duke qenë se akuzohet për pengmarrje.

Ai ka mohuar që Doçajt të jetë i përfshirë në këtë ngjarje dhe si provë të pakundërshtueshme ka vulat në pasaportë.

"Për të kryer verifikimet e duhura, sa të hiqet arsyeja që ka qenë në alert dhe sa të kontrollohet dhe të pritet të vij OPGJ për ta shoqëruar në drejtorinë e Përgjithshme të Shkodrës.  Unë avokati Agim Martini kam thirrën sallën operative të 129, duke qenë se nuk mu përgjigjën, kam marrë oficerin Behar Kraja, me sa mbaj mend, që e kam vënë në dijeni që po shkoj të drejtoria e Shkodrës bashkë me klientin tim për t'u vetëparaqitur pasi ka gjithë dëshirën për të zbardhur pozicionin mesa dyshohet. Kjo ndodh në një shtet ku media luan rolin e drejtësisë, nuk duhet të marrin role që nuk i takojnë, por në rastin konkret është media që i ka dhënë këto deklaratat sikur ka qenë pjesë e grupit që ka marrë peng. Ai ka qenë duke punuar në Europë. Është larguar në mënyrë të ligjshme dhe është kthyer me vullnetin e tij", tha avokati.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • al ta: 05/02/2020 18:30

    nje gje nuk kuptoj un: emri i tij per pjesmarrjen ne vrasjen e zhdukjen e jan prenges ka 4-5 dite minimumi qe lakohet dhe nuk u be i gjalle.tani qe po i sekuestrojne pasurite ky brenda 24 oreve dorezohet si i pafajshem. me gjithmen medjat llapin shume genjeshtra dhe uroj qe te jete sic thote ai qe esht i pa fajshem por dyshimi mbetet.nqs e justifikon pasurine e vene ai duhet ti kerkoje dhe demshperblim medjave

    Përgjigju
    • al ta: 05/02/2020 22:46

      Saktë. Ka një javë që përmendet ky emër, dhe tani doli ky që i sekuestruan pasurinë... Boo vjen era M ky muhabet.

    • Bbb: 05/02/2020 19:57

      Esht permend gentian docaj jo emri i tij

  • xxx: 05/02/2020 17:12

    Te gjithe kshu thone, skemi faj, skemi lidhje, posi, ender pane ata qe ju akuzuan?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Berisha lë rrugën e Elbasanit, do u bashkohet protestuesve në pikat e tjera

Berisha lë rrugën e Elbasanit, do u bashkohet protestuesve në pikat e tjera