Gjykata e Fierit ka caktuar masën 'Arrest shtëpie' për mjekun imazherist në spitalin e Fierit i cili u arrestua pasi iu merrte rryshfet pacientëve për të kryer ekot.
Gëzim Taullaj nuk u paraqit këtë në Gjykatë, për arsye shëndetësore, por u përfaqësua nga avokatët Xhevair Morina dhe Gjergji Habilaj.
66- vjeçari ra në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë duke i marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Gjatë orarit zyrtar të punës ai gjithashtu, vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.
Si provë materiale gjatë kontrollit në banesë mjekut gjetën dhe sekuestruan, 1.857. 000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar.
Ndaj mjekut rëndojnë veprat penale "Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Komente







