U arrestua për trafik kokaine në Zvicër, pas tre vitesh shqiptari ‘thyen heshtjen’ dhe flet me emra për organizatën kriminale: Kërcënuan familjarët e mi

U arrestua për trafik kokaine në Zvicër, pas tre vitesh shqiptari ‘thyen heshtjen’ dhe flet me emra për organizatën kriminale: Kërcënuan familjarët e mi

Foto ilustruese

Një 27 vjeçar i arrestuar 3 vite më parë në Zvicër ku u kap duke shpërndarë kokainë, ka vendosur të thyejë heshtjen ditën e djeshme duke rrëfyer mbi personat të cilët ishin pjesë e organizatës kriminale që merrej me trafikun e drogës.

Ndërmjet viteve 2019 dhe 2020 i riu shqiptar shpërndau rreth 820 gram kokainë në zonat Mendrisiotto dhe Lugano.

“Kisha një borxh”- mësohet të ketë thënë shqiptari në sallën e gjyqit gjatë seancës ku u dënua me 36 muaj burg si dhe dëbim dhe ndalës hyrje në Zvicër për një periudhë 7 vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se vendimi u mor pasi i arrestuari dha më shumë informacion rreth organizatës kriminale duke folur me emra dhe tha se këta të fundit kishin kërcënuar familjarët e tij me jetë nëse do të zbulonte ndonjë gjë rreth mënyrës seso funksionon grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës.

"Për fat të keq këta persona kërcënuan familjen e tij për të siguruar heshtje. Por ai prapë vendosi të fliste. Kërcënime ndaj familjarëve që u dëgjuan edhe gjatë një telefonate të mbikëqyrur nga një punonjës policie. Dhe është gjithashtu për këtë arsye që dëbimi nga Zvicra nuk do të regjistrohet në sistemin SIS (sistemi i informacionit Shengen në të cilin raportohen sendet e vjedhura dhe personat e kërkuar nga policia për qëllime ekstradimi, të prekur nga ndalimi i hyrjes ose të zhdukur). Duke vepruar kështu, klienti im ndoshta do të mund të kthehet në Gjermani, ku tani banon e gjithë familja e tij”-tha avokati i shqiptarit.

Ndërsa gjykatësi tha se tashmë është vërtetuar se familja e të akuzuarit banon në Gjermani dhe se për këtë arsye do të kërkohet ekstradimi i tij në këtë shtet dhe jo në Shqipëri, ku mund të ndihet i rrezikuar nga personat që e kanë kërcënuar me jetë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)