Sulmet e Berishës ndaj drejtësisë, Zef Brozi: Ta hetojnë pa asnjë tolerim 'Tiranin' që gjakosi Shqipërinë e përbën rrezik për sigurinë e vendit

Sulmet e Berishës ndaj drejtësisë, Zef Brozi: Ta hetojnë pa asnjë tolerim 'Tiranin' që gjakosi Shqipërinë e përbën rrezik për sigurinë e vendit

Zef Brozi e Sali Berisha

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë), Zef Brozi ka dalë në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ka dënuar sulmet ndaj drejtuesit të SPAK Altin Dumanit e ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

‘Unë dënoj me forcë sulmet, shpifjet, fyerjet e kërcënimet ndaj prokurorëve të SPAK e kryetarit të nderuar Altin Dumani, ndaj gjyqtares së nderuar Irena Gjoka dhe organeve të drejtësisë në përgjithësi, nga Tirani më i përkëdhelur dhe i pandëshkueshmi në këto 33 vite.'- shkruan Zef Brozi.

Duke ju referuar Sali Berishës, Brozi thotë se këto sulme të shëmtuara nuk duhet t’i frikësojnë prokurorët e gjyqtarët, por përkundrazi duhet të jenë edhe më të guximshëm për të hetuar pa asnjë tolerim, e zvarritje si deri më sot, atë që gjakosi Shqipërinë në 1997, organizoi grushtin e shtetit në 1998, urdhëroi aktin terrorist të 21 janarit e përben rrezik për sigurinë e vendit.

'Këto sulme të shëmtuara nuk duhet t’i frikësojnë ata/ato. Përkundrazi, prokurorët, gjykatat dhe BKH duhet të jenë edhe më të guximshëm për të hetuar e gjykuar pa asnjë tolerim e zvarritje si deri më sot atë që gjakosi Shqipërinë me 1997 dhe veshi me të zeza mijëra nëna, gra e motra; që organizoi grushtin e shtetit me 1998; që urdhëroi aktin terrorrist të 21 Janarit 2011; që minoi demokracinë; që përdori pushtetin e tij për të pasuruar me korrupsion madhor veten, familjarët e klanin e tij; dhe që përbën rrezik për sigurinë e vendit dhe të vete Perëndimit sidomos në kohën që Putini dhe forca të tjera anti-perëndimore po investojnë për destabilizimin e Shqiperisë dhe gjithë Ballkanit.’- shkruan Brozi.

Në një postim në rrjetet sociale, Zef Brozi i bën apel medias që të mos bëjnë avokatinë e Tiranit, sikundër ka ndodhur deri më sot.

‘I bëj apel edhe medias e shtypit qe te mos bëjnë avokatinë e Tiranit sikurse ka ndodhur trupërisht deri me sot nga disa televizione, gazetare e analiste. Media e shtypi qe kane prova me ze dhe figure te Tiranit qe vete ka pohuar me krenari shume krime te tij, te ndihmojnë SPAK duke i dhënë keto video e audio dhe cdo prove tjeter qe ato mund te kenë.'- shkruan Brozi.

Mbështetja e institucioneve të drejtësisë nga qeveria, SHBA, BE e qytetarët shqiptarë, janë motivim e detyrim i madh që t'i jepet fund pandëshkueshmërisë së ish-pushtetarëve, pushtetarëve e politikanëve të lartë.

Mbështetja e fuqishme e Qeverisë dhe gjithë institucioneve Amerikane dhe të BE, si edhe rritja e besimit të qytetarëve të Shqipërisë ndaj SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, janë motivim e detyrim i madh për këto institucione për t’i dhënë fund PANDESHKUESHMERISE se ish pushtetarëve, pushtetarëve e politikaneve te larte.’- shkruan Brozi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/12/2023 01:47

    Eshte e lehte t'u kerkosh njerezve tane te drejtesise te behen trima e guximtare per hetime,sidomos kur flet nga Amerika ku te strehuan,sepse ti me shoke nuk e patet guximin e trimerine te hetonit e gjykonit Berishen.Tani Berisha s'ka me fuqi,nuk te ben me gje,jeni i ftuar t'ju bashkoheni SPAK-ut e BKH dhe drejtesise se re.

    Përgjigju
  • shpresa: 30/12/2023 00:22

    Respekte per artikull shkruesin z. Zef Broci! Berisha eshte nga ata “burra” qe sharjen e ofendimet ndaj kundershtareve ( burra e gra,) i ka si aperitiv, perpara krimeve qe ka bere. Nuk habitem se ky eshte “ mjek” qe nuk e ze gjaku, ndaj ka vrare e ekzekutuar si te ishte nje Sllobodan i dyte. Shkurt: gjakesor!!! Bravo SPAK!!!

    Përgjigju
  • Kanuni: 29/12/2023 12:47

    Drejtësia ka ardhur dhe këta anti-shqipëtarë duhen burgosur përjetë nga më i vogli te më i madhi pa dallim.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 29/12/2023 11:13

    OK,Z.BEOZI: -Shyqyr që shpëtove nga Përbindëshi nd/planetar,pasi do ishje harruar si shumë të tjerë në 33 vite-1991-2021 mbi 20.000 nëna me të zeza,mbi 200 Tropojan,4 trima të haklajve,3000 të 97,4000 për pronat,mbi 13 të kryesisë së PD që dinin krimet e Tij,etjë. -TIRANI,si fatkeqsia nr.1 Kombëtar nuk beson që i është hapur VARRI nga SPAK+GJKKO nën diktatin AMERIKAN që i nguli GOZHDËN E NËN GRARTËS PËRFUNDIMISHT. -Shtyrja e gjyqeve me PROÇEDURË është taktikë e nië të marri që nuk ka turp të lëviz pa BREKË nëpër rrugë.Mesa duket edhe GJKKO po e lejon të TELENDISET 100 % në syt e popullit e nd/kombëtsrve..! -Fatkeqsia nr.2 është e Atyre që e ndjekin nga pas të kamur prej Tij në 33 vite marramëndësh,duke u shndërruar si lëkura e lopës me kaun: •Pak humor:Kur kau po ngordhte tha.." LËKURËN E LOPËS MA HIDHNI SIPËR MBI VARR.." -Fatkeqsia nr.3 është e DREJTËSISË së tredhur prej Tij 92. -Prek.Altin Dumani ka filluar të marri KTHESËN E MADHE PAS 33 VITESH,por Ai nuk mundet të hetoi 101 dosjet e krimit në 33 vite të Sb,Lb,Im,Monës,F.Mediu,Zenit,Salianit,Rulit,Trebickës,Remsi Hoxhës,Xhevat Hanës,Santos,Konomit,A.Hajdarit,S.Olldashit..Janë TMERRSISHT SHUMË. • SPAK+GJKKO duhet tu sekuestroi PASURINË e 46+33 viteve mbi 350 mild.$. •Populli këtë po pret më shumë sipas SHBA+BE..!! -Fatkeqsia nr.4 jan MEDJET të kapura prej Tij në 2005=99 % përveç REP.TV,DITËS,TEMËS..! •Për çdo ditë-Mbrëmje shihet fytyra e TIRANI NGA KINO SHQUPI E KUDO duke u shndërruar në GOGOL.. duke baltosur këdo që i del kundër. • TV SYRI ZENI është kthyer në frëngji TOPI OBUZ 100 mm kundër gjith kundërshtarëve Shqipëtar e nd/Kombëtar,duke i mbajtur syt nga lindja Aty ku ka 50 % të familjes me vjerrën në UZNO(UDB),Ku Azem Hajdari e kishte deklaruar disa herë.Kjo ishte një nga arsyet që AH u hoq qafe..se si dihet tashmë..! -Copëzat e PD të shpartalluara prej Tij nuk mundet të bashkohen më sa të jet TIRANI GJALLË,Ku edhe pas vdekjes natyrale berishizmi do ekzistoi nëse LULI BASHA NUK FILLON TË FLASI TË PAKTËN PËR 21 JANWRIN..SE KUSH E DHA URDHËRIN PËR TË VRARË 4 PROTESTUESIT ME DUAR NË XHEPE 200 M LARG ZYRËS SË MBRETIT PRETENDUES 1984..! -Gëzuar 7-8 mil.Shqipëtarve anë e kënd botës për faje të politikës TIRANISTE. -E.L,MallaKASTRIOTI.

    Përgjigju
  • e drejta: 29/12/2023 10:05

    RESPEKTE PA FUND Z.BROCI

    Përgjigju
  • Vin gjura: 29/12/2023 09:13

    Duket qarte qe ne thelb qe ky eshte nje sulm politik i orkestruar ndaj z.berisha nga kundershtaret e tij politik e mediatik. Po ta shihni ashtu sic rrezaton, njerrzit qe akuzojne doktorin jane individet si ky, te shkarkuar nga berisha kur kishte pushtet per korrupsion apo gjynafe, apo te tjere qe jane te damkosur nga sigurimi i shtetit dhe hakerrehen per kohen kur berisha i rrezoi. Pra ne gjyqin berisha e vetmja gje qe doli mbi uje eshte falsiteti mbi te cilin eshte vendoaur spaku, gjykatat e drejtesia ne pergjithsi te cilat pas ketij procesi kane rene perpara syve tane.

    Përgjigju
    • Likja: 29/12/2023 11:13

      Vin përjashto Zefin,por ae pranon 1996,1997,1998.Gërdecin,dhe 21 Janarin?

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mesut Ozil: Në kohën time El Clasico ishte ndeshja më e madhe në botë, sot nuk është për faj të Barcelonës

Mesut Ozil: Në kohën time El Clasico ishte ndeshja më e madhe në botë, sot nuk është për faj të Barcelonës