U arrestua për zhdukjen e 713 mln lekëve nga BSH, Ardian Fullani merr post në Bankën Qendrore të Malit të Zi

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani emërohet në post të rëndësishëm në Banken Qendrore të Malit të Zi. Sipas raportimit të mediave malazeze, Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Malit të Zi në shtator të vitit të kaluar ka miratuar krijimin e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi (CBCG) me 11 anëtarë, ndër të cilët është edhe Ardian Fullani.

Është e përditshmja malazeze “Vijesti” që shkruan se ka qenë Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiç i cili ka emëruar Ardian Fullanin anëtar të Bordit Këshillues të Bankës. Po kjo gazetë raporton pasqyron historikun e Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë për 10 vjet me radhë, duke u fokusuar te skandali i vitit 2014 kur u zbulua vjedhja e shekullit në bankën qendrore. "Vijesti" ngre edhe pikëpyetjen nëse prezenca e Fullanit do dëmtojë imazhin e Bankës Qendrore malazeze. 

Më konkretisht gazeta shkruan se:

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Malit të Zi (CBCG) Radoje Zhugiç ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetit e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë (6.63 milionë dollar amerikan). A do e dëmton kredibilitetin e Bankës Qëndrore të Malit të Zi, shkaku se anëtari i Bordit Këshillues është ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i arrestuar, shkarkuar nga ai pozicion dhe i akuzuar për fshehje të 6.63 milionë dollarëve amerikan?” Ka qenë kjo pyetje në të cilën guvernatori malazez Zhugiq për të përditshmen “Vijesti” nuk ka dashur të përgjigjet. Ndërsa siç raporton e përditëshmja “Vijesti” jo formalisht kanë marrë një përgjigje nga Sektori për marrëdhënie me publikun e cila thotë: “Nuk kemi kohë”.

Banka e Shqipërisë u përfshi nga një skandal i përmasave të pazakonta në vitin 2014, kur në bilancet e saj mungonin jo pak por 713 mln lekë të reja ose e 6.6 mln dollarë. Mes të arrestuarve ishte edhe ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Por Fullani u la i lirë me vendim të Gjykatës së Tiranës, edhe pse Prokuroria kërkoi 5 vite burg për të me akuzën e shpërdorimit të detyrës. 

Ndërsa në vitin 2017, tre vite pas skandalit, Gjykata e Tiranës dënoi si autorë të zhdukjes së 713 mln lekëve, 13 ish-punonjës të Thesarit të BSH, mes të cilëve edhe dy të pandehurit kryesorë për vjedhjen, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të dënuar përkatësisht 13 vjet dhe 10 vjet burg. Ndërsa ish-kryeinspektorja e Thesarit të BSH, Elivar Golemi u dënua me 2 vite burg. Ish-punonjësit e tjerë që u dënuan ishin Dorian Çollaku, Bashkim Çilaga, Lavdim Cani, Myzejen Belba, Liljana Kola, Dhimitër Davidhi, Bahri Allushi, Gentjan Jahja, Fatbardh Gurthi dhe Mehdi Marku. 

Vetë Ardian Bitraj, ish-punonjës i Bankës së Shqipërisë, pranoi përpara Gjykatës se kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash çdo ditë në arkat e Bankës së Shqipërisë për katër vite me radhë, një pjesë të mirë të të cilave i kishte humbur në kazino dhe baste sportive. 

Ndërsa Ardian Fullani, pasi fitoi pafajësinë nga Gjykata e Tiranës, ankimoi vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij nga posti i Guvernatorit të BSH, duke pretenduar se vendimi ishte i paligjshëm dhe fiton me vendim të Gjykatës Administrative 56 paga dëmshpërblim me një vlerë prej rreth 42 mln lekë të reja. Ndërsa rrëzoi më parë kërkesën për rikthim në detyrën që kishte në BSH. Fullani kërkoi dëmshpërblim për pagat e mohuara si dhe dëmshpërblim moral pas arrestimit dhe nxjerrjes përpara Gjykatës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 07/02/2019 08:31

    rrofte hajduteria! rrofte fullhajnia! medet shqiperia!

    Përgjigju
  • Ops: 07/02/2019 07:41

    Bravo Zoti Fullani , kjo trregon qe ju jeni nje njeri i arsimiar dhe i pregatitur , me nivel ne profesionin tuaj. Sa per keto qe shkruaj jo vodhi jo zvodhi , ne shiperin tone kush ka pas mundesi ka vjedhur por arrestimi i ketij ishte nje pacavure politike, banka e shqiperis ne kohen e Fullanit ishte nje institucion qe kishte merita te vecanta, pastaj per vjedhjen pergjegjesi ka dhe Fullani por jo te arrestosh, njelloj sikur te arreshtosh Ramen pse vjendh drrejtori tatimeve, keshtu qe une i uroj suksese

    Përgjigju
  • sapa: 07/02/2019 07:22

    Ikja nje ore e me pare nga Shqiperia eshte Sherbimi me i madh qe i behet atdheut sot duke ditur qe ky popull nuk mund te beje asnje ndryshim politik ne favor te vet!Kushdo qe propagandon qendrimin ne shqiperi eshte nje hajdut dhe i korruptuar qe deshiron te mbaje ate qe ka vjedhur me karriken e pushtetit dhe i intereson kjo situate kriminale qe ka shqiperia.

    Përgjigju
    • sapa: 07/02/2019 13:41

      Dhjaksi im!Pas computerit ne te gjithe bejme hatane ama realiteti eshte komplet ndryshe!Cdo popull do ishte ngritur me kohe ne kembe me pushke ne dore por kemi te bejme me shoqerine me te korruptuar dhe me te percare shqiptare ne historine e krijimit te saj.Prandaj nuk ndodh dhe nuk do ndodhe ASGJE!

    • sapa-dhjaks: 07/02/2019 12:58

      sapa pse mos te krijohen organizata te fshehta me qellim pastrimin e kastes politike nga korupsioni dhe krimi.Te tipit skuadrat e vdekjes amerikane qe vrisnin kapot e bandave kriminale ne menyre te fshehte pa gjurme.Ikja eshte gjest pulastreni dhe i sherben shume mire serbeve e grekve se ata sduan shqiptare ne shqiperi.

    • @Sapa: 07/02/2019 12:06

      E dhimbshme por e vërtet ajo që thoni ju Sapa.

  • Bruno: 07/02/2019 07:10

    Merre dhe Berishen me vete.

    Përgjigju
    • sapa: 07/02/2019 12:18

      Berisha rrin me ty qe te shijoje paret e vjedhura!

  • Labi: 07/02/2019 02:14

    Ore kjo drejtesi plere ky shtet i ndyre i dha dhe 420 milion lek t tjera per moral se nuk i dolem ato 6 milion dollar q u vodhen n’a banga e diali fullani publikonte foto me makina na 100 mi euro e lart e kur djersiste fshinte dierset me 500 euro..ky esht shteti dhe drejtesia q kemi

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/02/2019 22:56

    Kjo ashte dretcija e demokracis shqiptare. Kure ska me pas as shtete as dreci.

    Përgjigju
    • Shqiptari: 07/02/2019 14:51

      Meso me shkruajt shqip o serbofil e masnej perziju ne punet qe nuk i di, te hangert "dreci", me ty edhe Serbin e Greqin qe i perfaqeson ti

  • tironsi: 06/02/2019 22:11

    Rroft Sali Berisha qe ja hengsha zemren se ai i vjen anash ketij populli.

    Përgjigju
  • Edveri: 06/02/2019 20:15

    Flisni pak per Edver Ramen qe po vjedh popullin Shqiptare ju te shqiptarja.com jo per te tjeret..flisni pak per milionat qe po vjedh "Erjon Fytyre Shtremberi"...

    Përgjigju
  • Genti: 06/02/2019 19:08

    Suksese Z. Fullani. Bravo Malazazëve që vlersojnë ekspertët. Turna do shaj se nuk kupton që duhej të ikte Fullani që tregu bankar të masakrohej duke u larguar Banka me emër dhe ardhur offshore..

    Përgjigju
    • Ops: 07/02/2019 07:42

      Bravo Gent por smarrin vesh delet , din vetem rrofye partia dhe injorante do ngelin gjith kohen prandaj jemi ne kete derexhe

    • Fraiku: 07/02/2019 00:28

      Pasi pastroi parate e mafies italiane kur ishte drejtor i Bankes Italo Shqiptare, u investua po nga mafia qe ti jepej titulli cavaliere. Mali i zi dihet boterisht si parajsa e pastrimjt te parave dhe e kontrabandes. Genjen kalamanjte e kopeshtit por jo njerezit qe kane dy pare mend o Genti. Fullhajni eshte perandor i krimit financiar, gati donte qe te ndeshkohej Santo ne vend te tij.

    • Arbër: 06/02/2019 21:04

      Milionat e tij janë të investuara në bankat malazeze lereni me këto parada fëmijësh dhe mos merren gjërat me nguti!

    • ne tiron: 06/02/2019 20:58

      Ti je nga flakadanet e fullhanit. Qe vetem expert nuk ishte. Po nje kokmadh dallkauk, I paafte, Hajdut, korruptiv

    • @Genti: 06/02/2019 19:58

      Turmë dhe legen je ti që mbron një hajdut ordiner si Fullhajni që pasi vodhi dhe grabiti bankën e Shqipërisë, grabiti dhe 420 milion të tjera nga ai Shtet plehrë, 420milion =150000 mijë lek pension për 2800 pensionist. Fullhajni bashkëpunëtor sepse banka u vodh nga që ai kishte lënë hapësira ti vidheshin miliarda dhe ti faturoheshin një debili që vodhi jo më shumë se 200 milion të tjerat i grabiti Fullhajni. Mos harro dhe ti Genti legeni se ka rob por ka dhe një ZOT që gjykon më shumë se cdo rob në tokë.

  • Fundi i Botes: 06/02/2019 18:42

    Dikur ka qene mafia siçiliane e kalabreze, po ti enderrosh ata tani, se te pakten ata kane qene patriote per vendin e tyre e kane pasur rregulla e norma ne jetet private e ne familje... Po tani mafia e mafiozet e vertete, jane ne krye te pushtetit. Ata jane presidentat, kryeministat, guvernatoret e bankave e gjeneralet me te larte te ushtrive. Keshtu qe çdo gje eshte plotesisht e teresisht ne duart e djallit.

    Përgjigju
  • Konti Monte Krrabes: 06/02/2019 17:52

    Shume bukur, Ky tipi ka eksperience prej magjistari ne zhdukjen e thesarit nga kasaforta ne zhepin e tij

    Përgjigju
  • Hajduti: 06/02/2019 17:42

    Ik rregullo dhe bankën e Malit Të Zi, se një Mut si Shqipëria është dhe ai vënd.

    Përgjigju
  • Enver Hoxha: 06/02/2019 17:36

    Vodhi sa deshi ne Shqiperi tani te vjedhe edhe ne Malin e Zi

    Përgjigju
    • Arbër: 06/02/2019 21:06

      Atje ka parat nga Shqipëria, nuk i vjedh parat e veta por i shpërlan në mënyrë "legale" tani...!!!

  • Populli: 06/02/2019 16:49

    Me nje fjale edhe ky ja hodhi ne vend qe te ishte me burg hajde shtet hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë