Reperi shqiptar, Rigels Rajku, ose siç njihet në tregun muzikor, Noizy ka reaguar pas arrestimit mbrëmjen e djeshme në Kosovë. Përmes një psotimi në Instagram, Noizy bën thotë se nuk ka pasur asnjë lajmërim për urdhër arrestin që është lëshuar ndaj tij.

Ai ka konfirmuar se është arrestuar për përplasjen që ka pasur vite më parë me Cozman dhe mbështetësit e tij në një hotel në Prishtinë.

“Respekte për policinë e Kosovës por sistemi është m*t. Fakti që dikush vendos të nxjerrë një flet arrest pa të lajmëruar sikur të paktën një herë, ndaç me telefonatë, ndaç me postë, ndaç me e-mail të lënë të kuptosh se mbi policinë janë disa idiota që e komandojnë atë.  Më e forta është se më thanë e kemi lajmëruar një shokun tonë që e njeh një shokun tënd për këtë rast.

Sepse ty nuk mund të të gjenim kontakt. Vërtet është kaq e vështirë. Nejse. Bëhet fjalë për incidentin që ka ndodhur në Sëiss Diamond në Prishtinë me 13 Shtator 2016.  Dhe sipas tyre paskam një gjobë për të paguar dhe janë kujtuar pas 6 vitesh. Por kanë harruar të më kontaktojnë dhe kanë vendosur të nxjerrin fletë arrest. Edhe njëherë respekte për policinë e Kosovës për sjelljen njerëzore”, shkruan Noizy.

Kujtojmë që Noizy u arrestua mbrëmë nga Policia e Kosovës, por qëndrimi i tij nuk u zgjati shumë, pasi sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ishte i detyruar ta mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Noizy zgjodhi të paguante gjobën duke u liruar.  

Kujtojmë se në 2016-ën, Noizy pati një sherr në parkingun e një hoteli në Prishtinë. Lajmi bëri bujë pasi u përfshi grupi OTR dhe BabaStars. Noizy madje kishte mbetur i plagosur në këmbë.