Gjykata e Apelit nuk liron Valter Bamin i arrestuar prej 7 korrikut 2023 pas atentatit në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas mesnatën e 4 korrikut, ku u ekzekutua kunati Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur, 10 dhe 13 vjeç.
Gjykata refuzoi apelimin e Bamit i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, dhe lirimin e tij të menjëhershëm.
Ndaj tij rëndon akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.
Në përfundim të gjykimit në apel, sot (28 korrik 2023), Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Alma Ahmeti,vendosi miratimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë datë 10 korrik 2023.
I konsideruar si një nga 'të fortët e Niklës" 37 vjeçari Valter Bami u shoqërua mbrëmjen e atentatit dhe i ishin marrë shenjat e gishtave, Nga ekdpertiza rezultoi se në dorën e majtë të Bamit ishin konstatuar mbetje baruti, çka nënkuptonte se kishte shtënë me armë zjarri natën e vrasjes.
Bami ka mohuar akuzën duke pretenduar se nuk ka lidhje me atentatin që u shkrehën rreth 30 plumba kallashnikovi në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas. Ai pretendon se në atë orë ndodhej në shtëpi bashkë me familjarët.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor, 16:08
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
Krujë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 10 të arrestuar, nën hetim një 17 vjeçar
9 Dhjetor, 12:49
-
FOTOLAJM/ Bora zbardh edhe Parkun Kombëtar të Qafshtamës
1 Dhjetor, 11:58
-
Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’
26 Nëntor, 17:31
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Kokaina nga Amerika Latine përpunohej në laborator në Fushë Krujë e çohej në BE! Baza edhe tek 'Kodra e Diellit 2'! SPAK: 10 të arrestuar mes tyre 3 të huaj! Në 48 ton lëkurë gjedhi fshihet droga e importuar (EMRAT)
16 Nëntor, 07:23
-
Tonin Vocaj ikën nga posti i drejtorit të policisë së Tiranës, letër falenderimi efektivëve: Stabilizuam sigurinë në Krujë! Kultivimi i kanabisit gati inegzistent në Tiranë
14 Nëntor, 14:29
-
‘Situatë dramatike’: Paligjshmëritë në sektorin minerar lënë pas një masakër mjedisore
14 Nëntor, 08:23