Me urdhër të SPAK, mbrëmjen e sotme u arrestua ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja për lidhje me një grup kriminal në Durrës. Burime për gazetarin e Report Tv, Artur Korriku bëjnë me dije se bashkë me Çyrbjan është arrestuar edhe Ahmet Masha, i cili mësohet se është kunati i vëllait të ish-deputetit. Masha dhe Çyrbja kanë qenë bashkë në momentin e arrestimit në Durrës.
Masha nuk është një emër i panjohur për Policinë dhe drejtësinë. Në vitin 2019, Masha rezulton se është marrë në pyetje nga Policia e Durrësit lidhur me atentatin që u organizua ndaj Plaurent Dervishajt, një personazh mjaft i njohur i botës së krimit. Masha vetëm është marrë në pyetje, pra s'ka qenë në hetim apo akuzë për atentatin ndaj Plaurent Dervishajt më 20 qershor 2019. Aso kohe, 43 plumba kallshnikovi u derdhën drejt Plaurent Dervishajt, si edhe dy miqve të tij, Julian Meçe dhe Bashkim Haxhija. Të tre i shpëtuan atentatit.
Ndëkohë, në dhjetor të vitit Masha 2013 rezulton se ka pasur një çështje penale në ngarkim për kontrabandë nafte, bashkë me të dyshuar dhe hetuar të tjerë. Në total 13 persona. Në atë dosje ka qenë edhe halla e deputetes së PD, Albana Vokshi.
Ahmet Masha, atëkohë 30 vjeç, sipas dosjes hetimore, u dënua për naftë kontrabandë me anijen në pronësi të babait të tij, “Rovato”. Në përfundim të procesit, në maj të vitit 2015, Gjykata ka dhënë dënimin me 100 mijë lekë të rinj gjobë për Mashën, kurse Prokuroria kërkoi 1 vit burgim.
Lajmi kryesor:
Akuzohet për lidhje me grup kriminal në Durrës, arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja! Doli në Sky ECC, 3 akuza, mes tyre tregtimi i sekretit shtetëror (VIDEO)
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush i prishi kioskat në Tiranë? Esencë-Report Tv
20 Tetor, 21:30
-
Ish-deputeti Çyrbja transferohet në qelitë e Tiranës! I ushtrohet kontroll në banesë, sekuestrohet makina dhe telefoni
20 Tetor, 20:58
-
Çyrbja ende në Policinë e Durrësit! Pamjet, ja furgoni i policisë që do e transferojë në Tiranë
20 Tetor, 20:38
-
Tiranë/ Makina del nga rruga dhe bie në Lanë, Policia nuk gjen askënd brenda makinës! Nisin hetimet (VIDEO)
20 Tetor, 20:29
-
Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja, në pranga edhe një person i dytë (EMRI)
20 Tetor, 19:46
-
Akuzohet për lidhje me grup kriminal në Durrës, arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja! Doli në Sky ECC, 3 akuza, mes tyre tregtimi i sekretit shtetëror (VIDEO)
20 Tetor, 19:08
-
Shqipëria në rrugën drejt BE/ Shefja e KE Von der Leyen të mërkurën në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn! Fjalim dhe te Kolegji Europian
20 Tetor, 17:57
-
Maratona e Tiranës/ Hungarezi 'mori çmimin e parë' në disiplinën 10 km, por skualifikohet! Intervista për Report Tv para se të ‘zbulohej hilja’: Garë e vështirë
20 Tetor, 14:10
-
Maratona/ Presidenti i Federatës së Atletikës për Report Tv: 1 mijë atletë të huaj, gara promovim edhe për Tiranën
20 Tetor, 12:34
-
Kavajë/ Vodhi 4 makina gjatë 9 muajve, arrestohet 42-vjeçari! Braktisi një nga mjetet në Vilë Bashtovë pasi u ndoq nga policia
20 Tetor, 12:27
-
Maratona/ Rrëmben për të tretin vit radhazi vendin e parë në kategorinë ‘We Too’, i riu paraplegjik s'ia lë garën rastësisë: Ia dola me shumë punë
20 Tetor, 12:19
-
VIDEOLAJM/ Dinozauri ‘sfidon’ garuesit në Maratonën e Tiranës
20 Tetor, 11:31