U arrestua sot, ish-kreu i Kadastrës së Vlorës i afërm i ish-prokurorit të VIP-ave, Ramadan Troci, i shkarkuar për fshehje pasurie dhe arrogancë

Klodjan Troci, ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u arrestua për falsifikim të dokumentave të pronave prej 3 vitesh në Dhërmi e Himarë, rezulton  i afërm i ish-prokurorit Ramadan Troci, i njohur edhe si 'prokurori i VIP-ave', për shkak se ka arrestuar Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën, që të dy të shpallur të pafajshëm nga gjykatat.

Troci u shkarkua KPK kryesisht për fshehje pasurie dhe arrogancë. Trupa gjykuese e KPK doli në përfundimin se Troci ka fshehur pasuri si dhe ka përdorur pasurinë për realizimin e një standardi jetese që nuk përputhet me nivelin e pëlqyeshëm që do i takonte një funksionari publik në sytë e publikut.


Lajmi kryesor:

Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë,arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u dorëhoq disa ditë më parë! Iu gjetën 65 mijë euro në banesë


J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Varianti i ri Omicron dhe dimri, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid?



×

Lajmi i fundit

John

Kur dëgjon Lulin të thotë, 'ndiq paratë, zbulo korrupsionin'