‘Fshehje pasurie dhe arrogancë’, Ja pse u ndëshkua prokurori i VIP-ave Ramadan Troci nga Kolegji i Apelimit

TIRANE- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut) vendosi në 15 nëntor të vitit të kaluar të shkarkonte nga detyra prokurorin Ramadan Troci, i njohur edhe si prokurori i ‘VIP-ve’, për shkak se ka arrestuar Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën, që të dy të shpallur të pafajshëm nga gjykatat. Troci u shkarkua kryesisht për fshehje pasurie, ku përpos të tjerave, KPK ngriti dyshime se kishte në pronësi edhe një apartament luksoz në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, të cilin e kishte arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro. Troci kundërshtoi të gjitha gjetjet e KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të shkarkimit. Troci pretendoi se nuk kishte lidhje me këto pasuri që KPK ia atribuonte atij. Kolegji i Apelimit, në tetor të këtij viti, vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK, duke vulosur kësisoj shkarkimin e Ramadan Trocit, i cili për 15 vjet nuk mund të bëhet pjesë e drejtësisë. 

Shqiptarja.com publikon arsyetimin dhe konkluzionin e Kolegjit të Apelimit për Trocin. Sipas trupës gjykuese të kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj dhe Luan Daci, Troci ka fshehur pasuri si dhe ka përdorur pasurinë për realizimin e një standardi jetese që nuk përputhet me nivelin e pëlqyeshëm që do i takonte një funksionari publik në sytë e publikut. “Në vlerësimin e Kolegjit, jo vetëm përfitimi në mënyrë të padrejtë i pasurive, por edhe ekspozimi me arrogancë i marrëdhënies me to, siç është jetesa në një banesë apo përdorimi i një automjeti që shkojnë përtej mundësive financiare të ligjshme e të pritshme të tij, është një fakt që prek dhe cenon besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, thuhet në vendim.

Sipas Kolegjit, pjesë e kësaj arrogance që konceptohet se vjen nga pushteti, në sytë e publikut është edhe pasurimi dukshëm i familjarëve të tij, qoftë nëpërmjet shkeljeve të ligjit të pranuara nga subjekti në rastin e vëllait të tij, qoftë nëpërmjet përftimeve të dyshuara si një trafik i mundshëm interesi në rastin e kunatit të tij dhe aktivitetit të tij në fushën e shfrytëzimit të minierave. 

Kolegji arsyeton se “trajtimi i këtyre të dhënave merr relevancë në rastin konkret pikërisht për shkak të përfitimeve të pashpjegueshme në masa të larta dhe mënyrës e faktit se si subjekti i rivlerësimit i ka parashtruar ato, si edhe për faktin se ato kanë ndodhur e janë realizuar gjatë kohës që subjekti ushtronte funksionin e prokurorit”. Sa i takon anës profesionale, Kolegji thekson se puna e Trocit ka qenë aq e dobët saqë ka rrezikuar apo cenuar të drejtat e qytetarëve. 

“Konkludohet se aktiviteti profesional i subjektit të rivlerësimit është i shoqëruar me njohuri, aftësi, gjykim, qëndrime ose një model pune aq të dobët, saqë ka rrezikuar apo cenuar të drejtat e qytetarëve, për pasojë ai konsiderohet si i papërshtatshëm për të ushtruar funksionin e prokurorit, sipas parashikimit të nenit 44, germa “c” e ligjit nr. 84/2016. Për shkak të këtij konkluzioni, Kolegji vlerëson se subjekti gjendet në kushtet e parashikuara nga neni 61, pika 4 e ligjit nr. 84/2016, duke plotësuar në këtë mënyrë një nga rastet e parashikuara për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit”, thuhet në vendimin e Kolegjit.

( Kliko këtu ) vendimi i plotë i KPA për Ramadan Trocin

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alffonsi: 23/12/2019 20:48

    Ore car hetimi keni bere ju,ai ka blere nje apartament ne rrugen sitki cico,te materniteti i ri,pallati mgb,me shumen 450000 euro,dhe po e movilob diku 200 mij euro.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 23/12/2019 18:00

    Ky po eshte nje trimat e baces... poshte Rama

    Përgjigju
  • Kokonoz sypula ILDKPI: 23/12/2019 15:39

    Pasurin e ketyre e vlerson ILDLKPI qe jane me ... dhe me hajdut se keta KCKt

    Përgjigju
  • Tralala: 23/12/2019 13:56

    Bravo i qoft e paska siguruar jeten me keto pune .. ju qe shani jeni xheloza .. aty po vjedhin te gjith politikanet e shqyen shqiperin nga te katra anet , ju beheni xheloz se vodhi 5 miljon euro toci.. ec aty se nuk behet shteti kurr ..

    Përgjigju
  • xXx: 23/12/2019 11:08

    Paradokset shqiptare,merri nga dhitë dhe bëji zengjin...Bishtin e qenit sado që ta drejtosh po bisht qeni mbetet...

    Përgjigju
  • Vasililesheli: 23/12/2019 10:08

    Me kete vendim duhej te ishte ne burg. Apo i befshin mire parate e fituara pandershmerisht,se per te drejtat e qytetareve qe kane humbur gjyqet,pasurite kush po e rruan ?!!! Ky te gezoje parate e fituara. Ishte pa breke,del me nja 2 milion euro pasuri... Ky po,qe eshte ndeshkim !!!!

    Përgjigju
    • John: 23/12/2019 12:54

      Ore nuk ja di pasurin ketij trocit por jam kurjoz per dicka ? Keta qe e vlersuan si te papershtatshem per prokuror kush i ka vlersuar pasurit e tyre apo keta jan me qera se rroga nuk ju del me ble shtepi jo me per jete luksoze ???

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër