U arrestua sot/ Kush është Shkëlzen Xhenje, atentati në 2021 dhe 'hakmarrja' që u pasua me vrasjen e kushëririt vetëm 19 vjeç, Erjon Xhenje

U arrestua sot/ Kush është Shkëlzen Xhenje,  atentati në 2021 dhe 'hakmarrja' që u pasua me vrasjen e kushëririt vetëm 19 vjeç, Erjon Xhenje

 

1663864523_1663567904Screenshot4.jpg

Foto: Erjon Xhenje i vrarë më 19 shator 2022

Shkëlzen Xhenje i arrestuar mbrëmjen e 8 shkurtit 2024 në Shkodër, ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët e atentatit të mbetur në tentativë ndaj Taulant Pepës dhe K. M., 46 vjeç të ndodhur më 22 shkurt 2021. Këta të dy kanë qenë në makinë që drejtohej nga Pepa kur në lagjen "Skënderbeg" të Shkodrës, në afërsi të një pike karburanti kur kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt tyre. Për këtë ngjarje u shpall në kërkim kërkim Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç, Sehar Xhenja, 24 vjeç dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.

Disa muaj më pas më 19 shtator 2022 ekzekutohet kushëriri i tij 19 vjeçar. Erjon Xhenje ishte djali i xhaxhait të 19-vjeçarit, Sehar Xhenje, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. 19 vjeçari ishte duke pirë kafe, ndërsa u qëllua me breshëri plumbash nga autorët që po lëviznin me motoçikletë duke e lënë të vdekur në vend. Në atë kohë babai i deklaroi policisë se djali i tij ishte i pafajshëm dhe se në fisin e tyre probleme kanë vetëm nipërit.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ E kërkonte SPAK, RENEA arreston krahun e djathtë të Eljon Hatos, mikun e Martinajt! Në 2021 u përfshi në një tjetër atentat (EMRI)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it