Në momentin e ngjarjes tragjike, në beach-barin “Principote” në Ksamil, ku mbeti i vrarë turisti 20-vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes, kanë qenë në rolin e bodyguardëve shtetasit Miosid Matushaj, punonjës policie në Gjirokastër, Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi.

Policia ka njoftuar se këta persona kanë pasur rolin e punonjësve të sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar Policinë.

Ata janë prangosur dhe do hetohen për veprat penale  “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë


Lajmi kryesor:

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari 'në hije' i 'Principotes'! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)