Pesë personat që u arrestuan si të dyshuar për një sulm të mundshëm afër bazës amerikane RAF Fairford në Britaninë e Madhe u liruan këtë të hënë me kusht. Sipas BBC, edhe pse dolën nga qelia ata janë ende nën hetim nga autoritetet.

Ata u arrestuan 24 orë më parë nën dyshimet për vepra që lidhen me terrorizmin dhe eksplozivët. Incidenti ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të rolit të RAF Fairford.

Baza ajrore e Fairford i përket Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë, por përdoret edhe nga ushtria amerikane. Qeveria britanike ka autorizuar Shtetet e Bashkuara ta përdorin bazën për sulme ndaj pozicioneve iraniane të raketave që po godasin anijet në Ngushticën e Hormuzit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
U liruan 24 orë pas një sulmi të mundshëm pranë bazës ajrore amerikane, Trump: I befasuar që u lanë të lirë

1790080076_donaldtrump.jpg

Foto: Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj lirimit me kusht të pesë shtetasve britanikë të arrestuar pranë një baze ajrore të përdorur nga ushtria amerikane në Britani.

Nga Zyra Ovale Trump tha se ata nuk duhet të ishin, liruar.

“Isha i befasuar që u liruan, nuk do ta bëja këtë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.